KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë mund të udhëtojnë pa viza në BE
Siguri

Serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë mund të udhëtojnë pa viza në BE

Kosova News
Kosova News 10:51 -13/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë që lëshohen nga e ashtuquajtura Zyra Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nga sot mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Rregullorja për heqjen e vizave, e cila është publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-sëë më 23 shtator hynë sot në fuqi.

“Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e njëzetë nga data e publikimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Kjo rregullore është plotësisht e detyrueshme dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në shtetet anëtare në përputhje me Traktatet”, thuhet në dokument.

Ambasadori i Serbisë në BE, Danijel Apostoloviq, ka thënë se ky është një lajm i mirë, sepse heq padrejtësinë dhe trajtimin diskriminues të BE-së ndaj serbeve të Kosovës. Ai ka thënë se ky vendim është rezultat i luftës diplomatike të zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë, raportojnë medisat serbe.

Rregullorja e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për amendamentet e Rregullores në lidhje me mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Administrata Koordinuese e Serbisë u nënshkrua më 18 shtator në Strasburg nga presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metzola dhe ministri për Çështjet Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së.

Më 6 mars Komisioni për Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian) caktoi eurodeputetin slloven nga radhët e Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve, Matjaz Nemec, raportues për largimin e regjimit të vizave për serbët e Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale.

Qeveria e Kosovës kishte thënë se Komisioni Evropian nuk e ka konsultuar dhe informuar në lidhje me propozimin për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë të cilët jetojnë në Kosovë.

Ekzekutivi e kishte konsideruar “shkelje të papranueshme të sovranitetit”, ndërsa i kishte bërë thirrje BE-së që pasaportat serbe t’i trajtojë si të paligjshme.

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024, kanë fituar mundësinë që të lëvizin pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian, por lëvizja e lirë pa viza nuk kishte vlejtur edhe për poseduesit e pasaportave ilegale serbe.

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kosova News 13/10/2024 13/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?