Një senator francez është arrestuar dhe marrë në pyetje nga policia mbi dyshimet se ka droguar një deputete me qëllimin që ta përdhunojë ose sulmojë seksualisht.
Joel Guerriau, politikan i “Les Independants”, u arrestua në shtëpinë e tij në Paris.
Zyra e Prokurorit të Francës i ka thënë AFP-së se Guerriau është marrë në pyetje për “dhënien e një substance një personi, pa dijeninë e tyre, që mund të kontrollojë veprimet e tyre që të kryejë përdhunim ose sulm seksual”.
Gruaja dyshohet se u sëmurë pasi piu diçka në shtëpinë e Guerriaus.
Ajo nuk është në marrëdhënie me senatorin.
Prokurorët thanë se testimet kanë treguar se në gruan kishte prezencë të ekstazisë.
Në shtëpinë e tij, policia gjeti ekstazi.