KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Senati nuk do ta miratojë këtë vit marrëveshjen për Ukrainën dhe kufirin amerikan
Botë

Senati nuk do ta miratojë këtë vit marrëveshjen për Ukrainën dhe kufirin amerikan

Kosova News
Kosova News 23:15 -19/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Senati amerikan nuk do të votojë brenda këtij viti lidhur me një paketë ndihmash për Ukrainën, si dhe fondet për shtimin e sigurisë së kufirit amerikan. Drejtuesit e lartë thanë se negociatorët demokratë dhe republikanë po vazhdojnë punën me synimin që masat të miratohen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Negociatorët tanë do të punojnë me shumë zell gjatë periudhës së pushimeve të dhjetorit dhe janarit, dhe qëllimi ynë është që të bëjmë diçka sapo të kthehemi”, tha për shtypin udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Republikani John Thune tha gjithashtu se një marrëveshje nuk do të arrihet përpara janarit.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se ndihmat e miratuara më parë për Ukrainën do të përfundojnë deri në fund të dhjetorit. Kërkesa e administratës së presidentit Biden për 61 miliardë dollarë ndihma shtesë për Ukrainën është bllokuar në Kongres, pasi republikanët kërkojnë që Uashingtoni t’i forcojë masat e kontrollit përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Paketa e ndihmave për Izraelin, një tjetër element i paketës, është një çështje më pak e ndërlikuar.

Imigracioni është një nga çështjet më të debatuara në politikën amerikane dhe përpjekjet për reforma dypartiake kanë dështuar vazhdimisht gjatë 20 viteve të fundit.

“Nuk mund të them se sa komplekse është kjo çështje. Është fusha më e ndërlikuar e ligjit amerikan”, tha senatorja e pavarur, Kyrsten Sinema, e cila është përfshirë në bisedime.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, u përball me një pritje skeptike nga republikanët gjatë vizitës së tij në Uashingtonin javën e kaluar për të siguruar më shumë mbështetje.

Nuk është e qartë se një marrëveshje e arritur në Senatin me shumicë demokrate do të gëzojë mbështetje në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, ku një numër i konsiderueshëm ligjëvënësish të vijës së ashpër e kundërshtojnë miratimin e fondeve shtesë për Ukrainën./VOA

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 19/12/2023 19/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?