KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Seminari i Gjuhës po vlerësohet i suksesshëm nga drejtuesit e tij
Kulturë

Seminari i Gjuhës po vlerësohet i suksesshëm nga drejtuesit e tij

Kosova News
Kosova News 09:46 -22/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” është duke u mbajtur edicioni i 40-të i Seminarit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe i cili filloi me 15 gusht e do zgjasë deri me 26 të po këtij muaji. Drejtues të seminarit po e vlerësojnë të suksesshëm këtë edicion, ku po marrin pjesë mbi 150 pjesëmarrës i cili po organizohet pas dy viteve ndërprerjeje si pasojë e pandemisë.

Drejtori i seminarit, Shkumbin Munishi tha se  ky edicion është duke shkuar mirë, ku po organizohen aktivitete të shumta dhe se i ka dhënë një gjallëri jo vetëm qytetit të Prishtinës, po gjithë Kosovës.

 “Seminari i Gjuhës dhe Letërsisë është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme me përplot aktivitete. Mund të themi që është një edicion jashtëzakonisht i suksesshëm me një pjesëmarrje të madhe nga shumë vende të botës dhe seminari në këtë kohë ia ka dhënë një gjallëri jo vetëm  qytetit të Prishtinës po krejt Kosovës”, tha për Radio Kosovwn, Shkumbin Munishi.

Po ashtu, Munishi tha se për këtë edicion jubilar janë bërë përpjekje të shumta që të ketë numër më të madh të pjesëmarrëseve dhe ligjëratave.

“Ne kemi bërë përpjekje që ky edicion të jetë me i gjallë, pasi është edicion jubilar dhe njëkohësisht është një edicion që vjen pas dy viteve të vështira si pasojë e pandemisë, andaj, kemi bërë përpjekje që të kemi një numër më të madh të seminaristëve, ligjëratave dhe referimeve”, tha ai

Se për këtë seminar ka interesim dhe pjesëmarrësit janë të kënaqur me ligjëratat që po ofron e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën njëra ndër pjesëmarrësit e seminarit, Ana Zinger, e cila vjen nga Republika Çeke. 

 “Kjo është ardhja ime e katërt në Kosovë, por e para në seminar. Jam fillestar ne gjuhën shqipe. Më pëlqen seminari sepse jam e interesuar në gjuhë, dhe në gjuhësi në përgjithësi. Gjuha shqipe është një gjuhë shumë interesante dhe e veçantë. Pra, jam shumë e lumtur të jem këtu dhe të marrë pjesë në seminar. Jam këtu për të mësuar diçka për Kosovën, për gjuhën shqipe dhe të takojë njerëz të ri”, tha Ana Zinger. 

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit Filologjik  të Universitetit të Prishtinës.

Ky seminar organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Edicioni i 40-të i Seminarit të Gjuhës ka filluar me  15 gusht dhe do të zgjasë deri më 26 gusht.

Gjithashtu lexoni:

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

Kosova News 22/08/2022 22/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?