Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka sekuestruar një veturë në Ferizaj, e cila dyshohet se është vjedhur në Norvegji.
Në njoftimin e Policisë thuhet se lidhur me rastin është intervistuar një person.
“Njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar një veturë e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar, si veturë e vjedhur në Norvegji. Lidhur me rastin është intervistuar një person. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.


