KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sektori privat kërkon nga 50 euro për punonjësit, refuzon kushtëzimet e Qeverisë
Politikë

Sektori privat kërkon nga 50 euro për punonjësit, refuzon kushtëzimet e Qeverisë

Kosova News
Kosova News 12:08 -05/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kërkuar nga Qeveria që t’i ndajë nga 50 euro për punonjësit e sektorit privat, pa i kushtëzuar kompanitë për rritje pagash.

I ftuar të hënën në emisionin SOT në KTV, Azemi ka thënë se të hënën do t’i dërgojë letër kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, që t’i ndajnë mjetet që janë planifikuar për këtë sektor, pa kushtëzime për kompanitë, përndryshe punëtorët mund të mbesin edhe pa këtë subvencion.

Ai më tej ka njoftuar se Qeveria nuk e ka ftuar këtë sindikatë për sugjerime apo bashkëpunim në mënyrë që të merren këto vendime.

Qeveria ditë më parë ka premtuar se do të subvencionojë kompanitë private që ua rrisin punonjësve pagën. Sipas vendimit, subvencionimi do të jetë 50 për qind për rritjet deri në 100 euro dhe për tre muaj.

“Nëse Qeveria e Kosovës e heqë kushtëzimin që ne do të japim para rreth 50 euro nëse i jep edhe kompania, nëse mbetet ky vendim si është, unë them lirisht se njëfarë kosto që ne e kemi llogaritur do të jetë diku rreth 30 milionë euro për 30 ditë, nëse nuk e heqë kushtëzimin për të dhënë mjete edhe kompania, realisht kjo pako për ne nuk do të ekzistojë. Ka shumë kompani që nuk mund ta bëjnë shtesën prej 50 euro, nëse mbetet ky kushtëzim, diku 1000 ose 2000 punëtorë mund ta gëzojnë këtë të drejtë”, ka thënë ai.

Azemi ka njoftuar se i është kërkuar nga shumë punëtorë që të mbahen greva edhe nga ky sektor, por thotë se nuk do ta rëndojë situatën edhe më shumë.

“Nëse dikush ka arsye të bëjë grevë, ne jemi të parët, qysh nesër jemi të gatshëm për grevë, por nuk duam që ta rëndojmë situatën edhe më shumë”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 05/09/2022 05/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?