KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sekretari Blinken flet për fuqinë dhe qëllimet e diplomacisë amerikane në një epokë të re
Botë

Sekretari Blinken flet për fuqinë dhe qëllimet e diplomacisë amerikane në një epokë të re

Kosova News
Kosova News 09:37 -14/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë një fjalimi në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins, Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken foli të mërkurën për një moment kyç në histori, një moment përballjeje me një pikëpyetje thelbësore strategjike – se si do të arrijmë aty ku dëshirojmë pa u goditur nga katastrofat gjatë rrugës.

Ai u shpreh se skena ndërkombëtare është tashmë thellësisht e ndryshme nga ajo e 30 viteve më parë kur ai pati filluar të shërbejë në qeverinë amerikane.

“Dekadat e stabilitetit relativ gjeopolitik janë zëvendësuar nga konkurenca e rritur me fuqitë autoritare, me fuqitë revizioniste. Lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë është rreziku më akut, më i menjëhershëm ndaj rendit ndërkombëtar të mishëruar në Kartën e OKB-së dhe në parimet e saj themelore të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së vendeve, si dhe për të drejtat e pamohueshme njerëzore të individëve”, tha Sekretari Blinken.

Ai gjithashtu e përshkroi Kinën si sfidën më afatgjatë për shkak se ajo synon jo vetëm të ndryshojë formën e rendit ndërkombëtar, por pasi ka gjithnjë e më shumë fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për ta realizuar këtë.

Sekretari Blinken vuri në dukje se Pekini dhe Moska po punojnë së bashku për ta bërë botën më të sigurtë për autokracinë nëpërmjet “partneritetit të tyre pa kufij”.

Ai tha se ndërsa vendet dhe qytetarët po humbasin besimin e tyre tek rendi ekonomik ndërkombëtar, ndërkohë edhe demokracitë janë gjithnjë e më të rrezikuara. Ato sfidohen nga brenda nga udhëheqës të zgjedhur që shfrytëzojnë pakënaqësitë dhe rrisin frikën, që gërryejnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të mediave, që godasin shoqërinë civile dhe opozitën politike. Ashtu siç sfidohen edhe nga jashtë, nga autokratë që përhapin dezinformim, që përdorin korrupsionin si armë, dhe që ndërhyjnë në zgjedhje.

Sekretari Blinken mendon se në këtë periudhë kritike, Shtetet e Bashkuara udhëheqin nga një pozitë force, të bazuar tek modestia dhe vetëbesimi. Në fjalimin e tij, Sekretari Blinken riafirmoi se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë dhe forcojnë rendin botëror të bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe parimet themelore të të drejtave të njeriut, me një ekonomi të bazuar te konkurenca, me lëvizje të lirë dhe me standarte në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe teknologji.

“Kur Pekinët dhe Moskët e botës të përpiqen të rishkruajnë – ose të rrëzojnë – shtyllat kryesore të sistemit shumëpalësh; kur ata pretendojnë në mënyrë false se rendi ekziston vetëm për të avancuar interesat e Perëndimit në kurriz të të tjerëve – një kor global gjithnjë e në rritje vendesh dhe popujsh do të ngrihen për t’i thënë: jo, sistemi që ju po përpiqeni ta ndryshoni është sistemi ynë; u shërben interesave tona”, tha Sekretari Blinken.

Duke njohur edhe sfidat e brendshme të Amerikës, Sekretari Blinken bëri thirrje për të vepruar me vendosmëri dhe për t’i paraprirë historisë, të udhëhequr nga parimet, partneritetet dhe vizionet e asaj që synojmë të arrijmë, të një bote që lëviz drejt lirisë, paqes dhe një komuniteti ndërkombëtar që është në nivelin e duhur për sfidat e sotshme.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 14/09/2023 14/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?