Për shkak të eskalimit të situatës pas pengesës së deputetève të PDK-së dhe AAK-së në Kuvend, senca është ndërprerë me thirrjen e kryeparlamentarit Glauk Konjufca i cili i ftoi kryetarët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar mbi vazhdimin e seancës, raporton KosovaNews.
Ndërkaq, Konjufca ka njoftuar se seanca vazhdon pas një ore.

Ndërkohë, partitë opozitare paralajmëruan se nuk do ta lënë mbajtjen e saencës së Kuvendit derisa veteranët po protestojnë jashtë./KosovaNews/
