KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “S’dua të besoj në të hiq” — Gucati s’i beson as dokumenteve zyrtare të Kurtit për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Politikë

“S’dua të besoj në të hiq” — Gucati s’i beson as dokumenteve zyrtare të Kurtit për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 17:08 -05/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha sot se nuk ka arsye ligjore e as morale që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lidhur me rastin, Kurti publikoi edhe një letër zyrtare
që i kishte dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ku kishte kërkuar lirimin e tyre.

Kërkesa zyrtare e kryeministrit Kurti për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, që ia kishte dërguar Trendafilovas më 22 shtator të vitit 2022

E për këtë, Gucati tha se nuk beson në qëndrimet e Kurtit, duke e akuzuar atë se dikur vetë u kishte thënë ish-luftëtarëve të UÇK-së të shkojnë në Hagë.

Sa i përket letrës që Kurti tha se e ka dërguar në vitin 2022, ai theksoi se në atë kohë edhe vetë ka qenë në burg, por që nuk ka dëgjuar për këtë letër.

“Unë nuk du të besoj shumë në atë hiç, por dhashtë Zoti InshAllah e ka bërë atë kërkesë. Unë në vitin 2022 kam qenë edhe unë në burg, me qenë do të kishim dëgjuar, nuk kemi dëgjuar kurrë. Nuk pres nga Albin Kurti asgjë, një njeri që ju ka thënë ju jeni me shku në Hagë, shkoni në Hagë. S’dua të besoj në asgjë në të. Ky është mirë mi kry detyrat e shtëpisë me ju ndihmu mbrojtjes me pare, që e ka bërë një tavan të çmimit të tyre që i ka bllokuar edhe mjetet, kështu që s’dua të besoj në të hiq”, tha Gucati.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot tha se nuk ekziston asnjë arsye ligjore apo morale që ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të vazhdojnë të mbahen në paraburgim pesë vjet pas arrestimit të tyre.

Në një publikim në Facebook, Kurti kujtoi se më 2022 i kishte dërguar një letër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke kërkuar lirimin e tyre, por siç theksoi ai, kërkesa nuk kishte marrë përgjigje./KosovaNews/

Lexo po ashtu:

Kurti kërkon lirimin e çlirimtarëve, publikon për herë të parë letrën dërguar Trendafilovas

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Kosova News 05/11/2025 05/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?