KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Scholzi akuzon Rusinë dhe Kinën për sulme kibernetike ndaj Gjermanisë
Botë

Scholzi akuzon Rusinë dhe Kinën për sulme kibernetike ndaj Gjermanisë

Kosova News
Kosova News 18:16 -04/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Siguria kibernetike dhe infrastruktura në Gjermani janë nën “kërcënim të rëndë” nga kundërshtarë të huaj si Rusia dhe Kina, ka thënë të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz në Bundestag.

“Siç e dimë të gjithë, shkaqet kryesore të sulmeve të këtij lloji që ndikojnë në sigurinë tonë kibernetike vijnë nga Rusia. Dhe sigurisht që vijnë herë pas here edhe nga Kina”, ka deklaruar Scholz, raporton Politico.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se të martën mbrëma se një hakim i madh kinez i ofruesve globalë të telekomit po vazhdon. Gjithashtu ka pasur ndërprerje pas dëmtimit të dy kabllove me fibra optike nënujore në Detin Baltik, gjë që shkaktoi dyshime për sabotim.

Në një incident të veçantë, ekuipazhi i një anijeje ruse dyshohet se ka qëlluar në një helikopter të Bundeswehr-it në Detin Baltik me municion sinjalizues, sipas një raporti të agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

“Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe për t’u armatosur kundër sulmeve të tilla”, ka thënë Scholz kur u pyet për incidentet e fundit. 

Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë javën e kaluar paralajmëroi se zyrtarët e lartë në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë dyshonin nëse vendet e NATO-s do t’i përmbaheshin një klauzole të mbrojtjes reciproke të parashikuar në traktatin e NATO-s.

Sipas tij, Moska mund të organizojë një ndërhyrje të kufizuar nën pretekstin e mbrojtjes së pakicave ruse në territoret aleate të NATO-s, duke testuar kështu qëndrueshmërinë e të ashtuquajturit Neni 5, me shpresën që do të çonte në kolapsin e aleancës.

I pyetur për negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, Scholzi ka thënë se vendimet nuk mund të merren “mbi kokën e Ukrainës”, por se i takon Kievit të shqyrtojë se si duhet të vazhdojnë gjërat.

Marrë parasysh një bisedë telefonike një orëshe që pati me presidentin rus Vladimir Putin javë më parë, Scholzi ka thënë se presidenti rus nuk ka treguar se dëshiron të bëjë asgjë në drejtim të paqes.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 04/12/2024 04/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?