KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Scholz, i shqetësuar për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë
Botë

Scholz, i shqetësuar për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë

Kosova News
Kosova News 17:28 -23/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se është i “shqetësuar” për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron është mbrapa në listë, sipas sondazheve, kur kanë mbetur më pak se dy javë para rundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme, të shpallura si përgjigje ndaj epërsisë së të djathtës ekstreme ndaj partisë së tij, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

“Shqetësohem për zgjedhjet në Francë”, ka thënë Scholz përgjatë një interviste për transmetuesin publik ARD.

“Shpresoj që partitë që nuk janë [Marine] Le Pen, le të themi kështu, janë të suksesshme në zgjedhje. Mirëpo, i takon popullit francez të marrë vendimin”, ka thënë ai.

Sondazhet tregojnë që aleanca në pushtet e Macronit do të dalë e treta në zgjedhjet parlamentare të 30 qershorit – ndërsa e dyta në rundin e dytë më 7 korrik – mbrapa Marshit kombëtar të Le Penit dhe aleanca së re të krahut të majtë.

Kjo nënkupton se lideri i Marshit Kombëtar, Jordan Bardella mund të bëhet kryeministri i ri i Francës, ndonëse vetëm 28-vjeçar.

Ai ka thënë se do të marrë këtë pozitë vetëm nëse partia dhe aleatët e tij do të fitojnë shumicën absolute të ulëseve në Parlament.

Partia e të djathtës ekstreme në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AFD) është rritur, po ashtu, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërsa koalicioni i Scholzit ka shënuar rënie popullariteti.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 23/06/2024 23/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?