KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mësimdhënësit gati për fillimin e vitit shkollor, Jasharaj: Ministria ende nuk ka ndarë librat
Arsim

Mësimdhënësit gati për fillimin e vitit shkollor, Jasharaj: Ministria ende nuk ka ndarë librat

Kosova News
Kosova News 11:43 -19/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës bëri të ditur se mësimdhënësit janë gati të fillojnë punën e tyre nga 1 shtatori, mirëpo, fajin e kanë hedhur te Ministria e Arsimit për mosshpërndarje me kohë të teksteve shkollore në komuna të vendit.

Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, thotë se nëse tekstet do silleshin me kohë, çdo gjë do të ishte gati për të filluar vitin shkollor, porse sipas tij, Ministria e Arsimit është vonuar në këtë drejtim.

Sipas tij, arsimi në shekullin XXI, nuk mund të jetë i suksesshëm nëse punohet me mjete dhe kushtet e shekullit të kaluar.

Duke renditur shqetësimet e njëpasnjëshme, Jasharaj thotë se ka informacione se disa nga mësimdhënësit po kërkojnë pushime njëvjeçare për të shkuar jashtë vendit për një punë më të mirë, për të cilën shprehet i brengosur se të njëjtit nuk do të kthehen më.

Mes tjerash, Jasharaj shton se qeveria duhet të jetë e lumtur që këtë vit, mësimi po fillon me kohë dhe nuk do të ketë grevë.

“Ajo që është e mirë dhe se është dashur të gëzohet edhe ministria, është se SBASHK-u kësaj radhe nuk po shkon me grevë. Por, duke i parë gjërat që u thanë, del se ky vit shkollor do të filloj me vështirësi, ngase edhe përkundër premtimit të ministres Nagavci, tekstet shkollore nuk kanë arritur ende në shkolla, dhe dita e parë do të jetë problematike, sepse e vetmja armë e diturisë në shkollat tona fatkeqësisht në mungesë të mjeteve bashkëkohore janë tekstet shkollore, shpuza dhe shkumësat…

Nuk është krenari të thuhet se viti shkollor është përgatitur, nëse njerëzit mundojnë se kemi siguruar shkumësa mjaft dhe shpuza, dhe gjysmën e teksteve të reja e gjysmën të vjetra, që fatkeqësisht ende nuk kanë ardhë në shkolla…  Shteti nuk guxon të kursej në arsim, e së paku jo të bëhet aq i kujdesshëm, që të mos ua përgatis edhe fëmijëve gjashtë deri në nëntë librat e reja”, deklaroi Jasharaj.

Ai po ashtu ka adresuar edhe disa ankesa karshi Ministrisë së Arsimit. Sipas tij, kjo ministri po nxjerr vendime e udhëzime pa u konsultuar me sindikatën dhe prindërit.

“Aq më keq ministrja Nagavci po nxjerr vendime e udhëzime pa u konsultuar me prindërit dhe SBASHK-un…Nuk janë konsultuar as lidhur me tekstet shkollore, dhe fatkeqësisht nxënësit nga klasa një deri në pesë, do të jenë pak më të lumtur, sepse tekstet do të shkojnë më të reja, ndërsa do të jenë shumë të pikëlluar nxënësit e tjerë, sepse do të kenë vështirësi të mëdha të mësojnë me librat që janë përdorur viteve të kaluara…

Po ashtu, me udhëzimin administrativ ministrja Nagavci për të treguar se është shumë e saktë, e thotë se do të fillojë më 1 shtator që i bie e premte, dhe zakonisht herëve të tjera kur ka qenë situatë e tillë, për të qenë java e plotë e aktiviteteve, mësimi ka filluar të hënave, në mënyrë që të zhvillohen aktivitete tërë javën”, vijon Jasharaj.

Ai shton se qeveria duhet të investojë në mjete digjitale.

“Arsimi në shekullin 21 nuk mund të jetë i suksesshëm nëse punohet me mjete dhe kushtet e shekullit të kaluar, sepse fëmijët tanë janë në situatë ndryshe, kanë telefonat e mençur, në shtëpi ka internet dhe kur shkojnë në shkollë është tmerr. Shteti duhet të krijojë një ambient në shkollë të shekullit 21, ku nxënësit shkojnë me gëzim, sepse shohin gjera të reja dhe mësimin e zhvillojnë përmes projektorit”, shton Jasharaj, raporton KP.

Brengë tjetër e sindikatës është edhe ikja e mësimdhënësve nga vendi, për shkak të pagave jo të mira. Jasharaj thotë se ka kërkesa për pushim njëvjeçar të mësimdhënësve të Kosovës për të ikur jashtë vendit.

“Ne do të bëjmë një shkresë posa të kthehen deputetët që edhe njëherë të iniciohet çështja e vlerës së koeficientit, ngase është tejet e ultë, ka goditur arsimin kogja shumë… Ka rrezik që edhe ne po e hulumtojmë se ka kërkesa për pushim njëvjeçar të mësimdhënësve të Kosovës, që sipas meje dhe përvojës që kam, ata mbase do të shkojnë jashtë, do të provojnë të rehatohen, nëse gjejnë atje mundësi, nuk do t’i kthehen kurrë procesit mësimor, sepse janë të zhgënjyer me paga, me ligjin e pagave, me presionin e ofendimet publike që iu bëhen se nuk dinë”, thotë mes tjerash Jasharaj.

Mes tjerash, ai thotë se nëse shteti nuk ndan shuma për mësimdhënësit me sëmundje të rënda, ata do të detyrohen të dalin në shkolla.

“Nëse shteti nuk ndan mjete, koleget, pa fajin e tyre do detyrohen të dalin në shkollë, sepse mund ta humbasin vendin e punës, por nëse MASHT-i siguron mjete, takohet me DKA-të dhe Asociacionin e Komunave dhe iu tregon se duhet t’i lironi nga procesi, sepse janë mjetet, atëherë shkollat dhe DKA-të, me kënaqësinë më të madhe do t’i lironin këta nga procesi mësimor dhe do të zëvendësoheshin me kuadro të reja.

Dhe puna e kuadrove të reja edhe do të merrte përvojë por edhe do të jepte kontribut shumë më të madh se kolegu i sëmurë, sepse nëse është i sëmurë, dhe obligohet të shkojë në shkollë, shkon për të ruajtur vendin e punës dhe pagën për bukën e fëmijëve, sepse sëmundja ia pamundëson të jap kontributin e tij, siç e ka dhënë dikur”, thotë Jasharaj.

E në fund, Jasharaj thotë se nëse qeveria do i ishte gëzuar lajmit që po fillon mësimi me kohë dhe pa greva, do të thërriste për takime këtë sindikatë.

“Nëse qeveria nuk do të ishte gëzuar (për grevë) ne do të kishim takime. Është logjike para fillimit të vitit shkollor të takohemi me ministren, të shohim a jemi përgatitur e të urojmë njëri tjetrin”, përfundon Jasharaj.

Kujtojmë se Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media, bëri të ditur se viti i ri shkollor 2023/2024, do të fillojë më 1 shtator, dhe se nxënësit do të kenë edhe pushim vjetor.

E sa i përket teksteve shkollore, ajo tha se gjatë kësaj jave do të japin detaje lidhur me furnizimin e shkollave, por se ende nuk ka diçka në këtë drejtim.

Gjithashtu lexoni:

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Kosova News 19/08/2023 19/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?