KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBAShK-u dhe Qeveria nuk lëvizin nga qëndrimet
Politikë

SBAShK-u dhe Qeveria nuk lëvizin nga qëndrimet

Kosova News
Kosova News 21:04 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përveç konfrontimit në distancë, SBASHK-u dhe Qeveria janë duke e zhvilluar edhe një betejë ligjore. Tek argumentojnë të drejtën për t’u paguar ose jo për ditët e grevës, palët kanë interpretime të ndryshme për ligjin.

Komunikimi i vetëm që SBASHK-u dhe Qeveria kanë pasur së fundmi është nëpërmjet kërcënimeve e akuzave në distancë.

Ministria e Financave, duke u mbështetur në nenin 18 të Ligjit për Greva, është përcaktuar që t’ua ndalë punonjësve publikë mëditjet për ditët sa janë në grevë.

Në paragrafin e parë të këtij neni thuhet se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke u plotësuar më pas me fjalinë që thekson se pezullimi përfshin edhe “të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”.

Por, këtë përcaktim të Qeverisë e ka kundërshtuar SBASHK-u, e cila sindikatë i referohet neni 13 të të njëjtit ligj, e i cili thotë se për organizuesit dhe pjesëmarrësit në grevë nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale.

Një ditë më parë sindikalistët e arsimit ia kanë dorëzuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë një kallëzim penal kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati, të cilin e kanë paditur për kërcënim, shantazh e presion tek anëtarët e Sindikatës.

Kallëzimi penal i SBASHK-ut është mbështetur në nenin 221 të Kodit Penal të Kosovës, për cenim të së drejtës për grevë.

“Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze ose në ndonjë mënyrë tjetër të kundërligjshme parandalon ose pengon punëtorin nga organizimi, pjesëmarrja apo ushtrimi në ndonjë mënyrë tjetër i çfarëdo të drejte ligjore për grevë në pajtim me ligjin dhe për të marrë pjesë në grevë, apo në ndonjë mënyrë tjetër për të ushtruar të drejtën në grevë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet”, thuhet në këtë nen.

Prej ditësh sektori publik ka hyrë në grevë me kërkesën që derisa të miratohet e hyjë në fuqi ligji i pagave të aplikohet për ta një shtesë mujore prej 100 eurosh. Deri tash nuk ka pasur komunikim me Qeverinë, e cila në mungesë të listave të grevistëve për një numër punonjësish nuk i ka ekzekutuar pagat e muajit të shkuar./koha.net

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 02/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit
13:37 -11/07/2026
Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec
13:18 -11/07/2026
Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
13:09 -11/07/2026
Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut
13:03 -11/07/2026
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
12:57 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?