KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sarrazin: Zero tolerancë për dhunën e retorikën nacionaliste të Serbisë
Politikë

Sarrazin: Zero tolerancë për dhunën e retorikën nacionaliste të Serbisë

Kosova News
Kosova News 16:34 -09/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha sot për radio KiM se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë seriozitetin e situatës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme për të mos e përkeqësuar situatën, shkruan Danas.

“Kam mirëkuptim të plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste që e kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit, si dhe sulme personale, shpifëse ndaj individëve të cilat janë të papranueshme”, theksoi ai.

Sarrazin beson se dorëheqja nga institucionet e Kosovës nuk është hapi i duhur për asnjë komunitet që dëshiron t’i ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese.

“Për komunitetin serb është shumë e rëndësishme të përfitojë përfaqësim që u garantohet atyre dhe komuniteteve tjera pakicë ne vend. Kjo është mënyra e vetme për t’u dëgjuar dhe për të mbrojtur interesin tuaj”, shtoi gjermani.

Ai përsëriti se Gjermania i mbështetë plotësisht përpjekjet e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe theksoi se as Beogradi dhe as Prishtina “ende nuk i kanë zbatuar plotësisht obligimet e tyre nga dialogu”, si dhe që kthimi i menjëhershëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës është i nevojshëm sepse duhet larguar nga regjimi i krizës dhe retorika e ndarjes.“Gjermania pret që Lista Serbe, ashtu si të gjitha partitë e tjera politike në Kosovë, të luajë një rol konstruktiv në formësimin e së ardhmes së Republikës multietnike të Kosovës”.

“Arritja e një marrëveshjeje më të gjerë do të sjellë përfitime si për popullin e Kosovës ashtu edhe për ata në Serbi dhe do të sjellë stabilitet rajonal që mund të krijojë perspektiva të reja, duke përfshirë investime të reja dhe vende pune, përfundoi ai”, përfundoi politikani gjerman.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë

Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në

Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

Bislimi: Sorenseni ka vizion të qartë si të ecet përpara, por është herët për rezultate konkrete

Paris Guri i LDK-së angazhon asistent personal djalin e Dukagjin Goranit

Kosova News 09/12/2022 09/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
73%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë
22:53 -10/06/2025
Shqipëria barazon me Letoninë
22:47 -10/06/2025
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në
22:44 -10/06/2025
Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI
22:18 -10/06/2025
Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve
21:51 -10/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?