Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta kryesojë Grupin Punues që do të jetësojë projektin e Memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, duke thënë se është detyrë e secilit prej nesh, për lirinë e paqen që e gëzojmë, që gjithmonë të kujtojmë sakrificën e popullit tone, transmeton KosovaNews.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë!”, ka shkruar kryeministri Kuri në rrjetin social facebook./KosovaNews/