KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sanduloviq: Kryetarët serbë në Kosovë e pranuan shtetin e pavarur përmes betimit
Lajme

Sanduloviq: Kryetarët serbë në Kosovë e pranuan shtetin e pavarur përmes betimit

KosovaNewss
KosovaNewss 17:27 -07/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Politikani serb Nikolla Sanduloviq ka reaguar pas betimit të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke deklaruar se ky akt konfirmon pranimin e institucioneve dhe ligjeve të shtetit të pavarur të Kosovës nga vetë përfaqësuesit lokalë serbë.

Në një postim në Facebook, Sanduloviq tha se të gjithë dhjetë kryetarët e komunave serbe, të rizgjedhur nën presionin e Listës Serbe dhe në atmosferë frike e shantazhi, kanë dhënë betimin e tyre për shtetin e Kosovës, me himnin shtetëror dhe para fotografisë së presidentes Vjosa Osmani.

Ai theksoi se dokumentet janë ndarë në dy gjuhë, shqip dhe serbisht, “që të mos ketë pretendime se dikush po mbron gjuhën, zakonet dhe kulturën serbe në Kosovë”.

Duke e quajtur aktin e betimit një dëshmi të qartë të realitetit politik në vend, Sanduloviq shtroi pyetjen retorike.

“A ka gjë tjetër të paqartë në konkluzionin se Kosova është shtet i pavarur dhe se serbët në autoritetet e tyre komunale e njohin si krijesë të tillë?!”

Ai u drejtua edhe ndaj atyre që ende nuk e pranojnë Kosovën si shtet, duke thënë: “Çfarë kërkoni atëherë ju serbët nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina? Qetësia jashtë… Si po ju adreson tashmë bosi juaj Aleksandar Vuçiq!”

Sipas tij, fakti që kryetarët kanë dhënë betimin dhe janë zotuar të respektojnë ligjet e Kosovës, tregon qartë se institucionet lokale të komunitetit serb funksionojnë brenda strukturave të shtetit të pavarur.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

KosovaNewss 07/12/2025 07/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?