KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Samiti i NATO-s, Osmani: Kosova u veçua nga gjitha shtetet në ShBA
Politikë

Samiti i NATO-s, Osmani: Kosova u veçua nga gjitha shtetet në ShBA

Kosova News
Kosova News 18:40 -12/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje për qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Samitit të NATO-s.

Presidentja tha se trajtimi që iu bë Kosovës nga ShBA ishte tejet i veçantë dhe se sipas saj kjo u arrit falë bashkëpunimit të ngushtë të presidencës.

“Është e mundur kur punon afër me aleatin strategji dhe presidenca e Kosovës e ka bërë këtë, duke kuptuar që sukseset e Kosovës janë shumë afër të ndërlidhura me bashkëpunimin me ShBA. Asnjë sukses i Kosovës nuk ka ekzistuar pa pasur mbështetje nga ShBA. Ata janë aleati kryesor strategjik dhe i sigurisë”, tha ajo.

Ajo tutje tha se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i dha jehonë sukseseve të Kosovës, madje e veçoi atë nga gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Kur punon shumë afër, kur ata të shohin si partner, kur shohin që Kosova mund të jep kontribut, siç ishin dy aktivitetet e NATO-s.  Atëherë ata jo që e ftojnë presidenten e Kosovës, por i japin jehonë suksesit të Kosovës, para gjitha shteteve pjesëmarrëse”, tha Osmani për RTV Dukagjini.

“Blinken e veçoi vetëm shtetin e Kosovës dhe pjesëmarrjen e presidentes nga gjitha shtetet që ishin aty pjesëmarrës në hapjen e samitit të NATO-së, duke treguar për rolin udhëheqës që po e bëjmë ne dhe në veçanti presidenca e republikës në agjendën për gratë paqen dhe sigurinë… Kosova mund të jetë vend i vogël por mund të japë shembull të madh. Mund ta arrijmë këtë nëse e ruajmë aleancën me ShBA si sytë e ballit”, vijoi ajo.

Osmani: Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës, mirënjohëse ndaj SHBA-së

Osmani ftesën e presidentit amerikan, Biden e ka quajtur si mesazh të fuqishëm për Kosovën duke thënë se është treguar se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe është potencuar rëndësia e jashtëzakonshme e partneritetit ShBA-Kosovë.

“Kosova është e nderuar shumë nga Shtëpia e Bardhë, me Bidenin në veçanti me ftesën për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës. Kjo ftesë ka dhënë mesazh të fuqishëm se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme, ka treguar rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që ShBA-të i japin partneritetit me Kosovën”, ka deklaruar Osmani, për RTV Dukagjini.

Pjesëmarrjen në këtë samit, e para e vendit e ka cilësuar si pjesëmarrje historike për Kosovën.

“Në përgjithësi ishte pjesëmarrje historike për Kosovën, që tregoi përkushtimin e Aleancës dhe ShBA-së me Kosovën”, ka vijuar Osmani.

Osmani ka thënë se ShBA-të e mundësuan këtë për Kosovën, përkundër që Kosova nuk është anëtare e NATO-s e Partneritetit për Paqe.

Ajo ka treguar se çfarë ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Biseduam për kontributin që ka dhënë djali i tij i ndjerë, Boe Biden në fushën e sundimit të ligjit, përveç kësaj në aktivitetet e parë të këtij samiti, biseduam për hapat përpara që duhet të bëjmë. Administrata ka treguar përkushtim të veçantë, që siguria në Kosovë të mbahet në nivel të lartë. Përkushtimi i vetë presidentit Biden tregon se ShBA-të do vazhdojnë me përkrahje të palëkundur për shtetin tonë”, ka theksuar Osmani.

Osmani ka thënë se Biden ka bërë çmos që si presidente të jetë e pranishme në këtë samit.

“Ky është mesazh për skeptikët e NATO-s që me rolin udhëheqës të ShBA-së e kanë shpëtuar një popull nga shfarosja, e tashmë jemi shtet demokratik. Administrata e Biden ka bërë çmos që unë si presidente të jem e pranishme, tregon përkushtim të veçantë”, ka potencuar ajo. /Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

“Kor kukuvajkash nga Beogradi”, Fetoshi godet propagandën serbe pas dënimit për dhunë ndaj gazetarëve

Çeku: Gërmimet në Ulpianë sjellin dritë mbi historinë tonë të lashtë

Von der Leyen: Mbrojtja evropiane është zgjuar

Jeton Raka kandidat i LVV-së për kryetar të Kaçanikut

Osmani: Republika e Kosovës garanton të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë për të gjitha komunitetet pa dallim

Kosova News 12/07/2024 12/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
few clouds
33° _ 31°
29%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Irani mirënjohës ndaj Vuçiqit: Eksporti i armëve është çështje e brendshme
21:35 -24/06/2025
Trumpi mbërrin në Samitin e NATO-s në Amsterdam
21:12 -24/06/2025
Toni Kroos po kthehet te Real Madridi
21:01 -24/06/2025
“Të gjithë për Palestinën”, mbahet marsh protestues në Shkup
20:55 -24/06/2025
Tragjedi në Kaliforni: Influencuesja dhe nëna e shtatë fëmijëve, Gloria Zamora vritet nga bashkëshorti
20:53 -24/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?