KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane – presidentja Osmani përfaqëson Kosovën
Politikë

Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane – presidentja Osmani përfaqëson Kosovën

Kosova News
Kosova News 10:13 -18/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane sot do të nis punimet dhe do të jetë një grupim I udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar më 18 korrik.

Presidentja Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temë “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.

Në kuadër të Samitit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri Keir Starmer.

Gjatë takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të diskutojë rëndësinë e forcimit të aleancave të Republikës sonë, si dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet partnere me fokus të veçantë në fushën e sigurisë.

Ky samit do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar të enjten.

Udhëheqësit do të qëndrojnë në Pallatin Blenheim në Oksfordshër, që është vendlindja e kryeministrit legjendar britanik, Winston Churchill, jo shumë larg Londrës.

Ndoshta, fokusi më i madh do të jetë te njëri prej pasardhësve të tij, lideri i sapozgjedhur i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Si mikpritës i samitit, ai do ta bëjë përpjekjen e tij të parë reale për ta riorientuar vendin e tij drejt Evropës në përgjithësi dhe Bashkimit Evropian në veçanti. Tetë vjet më parë, Britania ka mbajtur një referendum që ka çuar në daljen e këtij vendi nga BE-ja.

Gjithashtu lexoni:

Kërkoi që të përcillte nga brenda seancën e Kuvendit, kjo është përgjigjja që mori avokati Koci

Operacioni “Qielli i thyer”- Apeli i lë në paraburgim 22 të dyshuarit për trafikim me narkotikë

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje

Abdixhiku pret emisarin norvegjez: Kërkon Qeveri Uniteti dhe heqje të sanksioneve nga BE

Bizneset në Ferizaj protestojnë për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës hyrëse

Kosova News 18/07/2024 18/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli rrëzon dronin e lansuar nga Jemeni
17:27 -25/06/2025
Kërkoi që të përcillte nga brenda seancën e Kuvendit, kjo është përgjigjja që mori avokati Koci
17:23 -25/06/2025
Operacioni “Qielli i thyer”- Apeli i lë në paraburgim 22 të dyshuarit për trafikim me narkotikë
17:17 -25/06/2025
Milionat e Al-Ain tundojnë Ylber Ramadanin – mesfushori drejt një largimi të bujshëm nga Serie A
17:12 -25/06/2025
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas konfirmimit të sëmundjes “Gjuha e Kaltër”
17:09 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?