Ballkani Perëndimor e në veçanti procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ishin temë që është trajtuar në samitin BE-SHBA që u mbajt në Washington.
Në deklaratën e përbashkët të lëshuar në fund të samitit pargrafi veçantë i kushtohet raporteve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne vërejmë nevojën që Kosova dhe Serbia të de-përshkallëzojnë urgjentisht tensionet dhe të zbatojnë me shpejtësi dhe pa kushte marrëveshjen në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre dhe kthimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e përbashkët pas takimit në mes të presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dhe liderëve të BE-së, presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropen, Charles Michel.

