Të martën Federata e Futbollit të Kosovës ka shkarkuar nga detyra selektorin e Përfaqësues A, Alain Giresse.
Tekniku francez është shkarkuar pas rezultateve të dobëta në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe humbjes turpëruese nga Bjellorusia.
Ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë se edhe ish-Kryetari i Federatës, Fadil Vokrri ishte kundër emërimit të Giresse si trajner i Kosovës.
“Edhe Fadil Vokrri, kemi pas kontakte me këtë trajner, e kemi luajtur një ndeshje miqësore, është bërë presion për shkak të emrit. Fadil Vokrri, kishte thënë se nuk është personi i duhur për trajner të Kosovës”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.


