KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Salijaj: Pavarësia është e pakthyeshme, dokumentacioni kadastral është pronë e shtetit të Kosovës dhe duhet të kthehet
Politikë

Salijaj: Pavarësia është e pakthyeshme, dokumentacioni kadastral është pronë e shtetit të Kosovës dhe duhet të kthehet

Kosova News
Kosova News 14:07 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mijëra qytetarë po përballen me probleme në Kosovë, pasi të gjitha dokumentet origjinale të kadastrit janë marrë nga autoritetet serbe gjatë tërheqjes nga Kosova, me të përfunduar lufta në vitin 1999.

Edhe përkundër shumë tentimeve dhe negociatave të zhvilluara për vite për këtë çështje në Bruksel, Serbia ende nuk ka kthyer dokumentacionin kadastral të Kosovës, që e ka plaçkitur me  rastin e humbjes së luftës.

Nevojën që t’i bëhet presion Serbisë për këtë çështje e ka shtruar sot në Kuvend deputeti Milazim Salihaj, i cili tha se me vonesat e deritashme janë shkaktuar shumë probleme si për qytetarët ashtu edhe për institucionet.  

“Siç edhe e dimë të gjithë ne, Serbia gjatë luftës së vitit 1998/99, përpos që ka vrarë, dhunuar e masakru qytetarë të pafajshëm, e njëjta ka bërë edhe dëmtim dhe shkatërrim të pronës private e publike si dhe plaçkitje, e në mesin e të cilave edhe Dokumentacionin Kadastral. Pas humbjes së luftës në vitin 1999 dhe tërheqjes nga Kosova, autoritet serbe kanë plaçkitë dhe marrë me vete Dokumentacionet Origjinale të Kadastrës së Kosovës.  Dokumentacioni Kadastral i plaçkitur dhe marrë nga Serbia ka shkaktuar dhe po shkakton probleme të shumta tek qytetarët dhe institucionet shtetërore. Mijëra qytetarë po përballen me çështje  pronësore juridike në gjykata në mungesë të Dokumentacionit Kadastral Origjinal i cili është marrë në mënyrë të dhunshme nga Kosova në vitin 1999 dhe që nga ajo kohë ky dokumentacion Kadastral nuk iu është kthyer pronarit legjitim- Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë deputeti Salihaj.

Ai në fjalën e tij që mbajti në Kuvend shtoi se kthimi i regjistrave origjinal kadastralë është i domosdoshëm ngase aty kemi të bëjmë me regjistrat kadastralë të pronave private, pronave shoqërore, pronave komunale si dhe pronave publike e shtetërore.

Ky regjistër kadastralë i pronave përfshinë komunat; Prishtinë, Podujevë, Prizren, Gjilan, Pejë , Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Rahovec, Skënderaj, Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Vushtrri, Deçan, Gjakovë, Istog, Lipjan, Viti, Kamenicë , Drenas, Klinë, Fushë-Kosovë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Suharekë dhe Dragash.

“Kjo çfarë ka ndodhur deri më tani është shqetësuese dhe e pa pranueshme, andaj Serbia duhet menjëherë dhe pa asnjë kusht të bëjë kthimin e Dokumentacionit Kadastral tek autoritetet Kosovare. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, dhe si i tillë Dokumentacioni Kadastral është pronë e Shtetit të Kosovës, i cili dokumentacion duhet t’i kthehet në pronësi Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë mes tjerash deputeti Salihaj.

Gjithashtu lexoni:

Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Ansu Fati është i Monaco-s
19:59 -01/07/2025
Kurti e Mickoski diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
19:55 -01/07/2025
Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan
19:52 -01/07/2025
Rihapet rruga drejt pikës kufitare në Merdar
19:46 -01/07/2025
Përçarje te skuadra e Interit pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube
19:35 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?