KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sakellaropoulou: Qëndrimi i Greqisë ndaj Kosovës mbetet i njëjtë
Politikë

Sakellaropoulou: Qëndrimi i Greqisë ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Kosova News
Kosova News 10:27 -27/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, zhvillon vizitë zyrtare në Serbi nga data 27 deri më 29 mars. Ajo do të pritet nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq. Por para kësaj vizite, Sakellaropoulou ka dhënë një intervistë për mediat serbe.

Mes tjerash, presidentja greke është pyetur edhe për qëndrimin e shtetit të saj në raport me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, Greqia nuk e  ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe se një qëndrim i tillë mbetet i njëjtë.

“Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën, e cila synon forcimin e stabilitetit si dhe një lëvizje të përgjithshme drejt integrimit në BE të të gjithë rajonit, që është qëllimi ynë strategjik”, tha ajo.

 “Integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim i dobishëm i natyrës strategjike, si për vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe për partnerët e Ballkanit Perëndimor”.

Sakellaropoulou  u shpreh se pozicionin e saj, Greqia e ka mbrojtur dhe promovuar vazhdimisht për dekada.

“BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, tha Sakellaropoulou.

Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, së bashku edhe me Qipron, Sllovakinë, Spanjën e Rumaninë.

Megjithatë, qëndrimi i saj në raport me Kosovën është shumë miqësor  dhe Athina e Prishtina zyrtare, kanë marrëdhënie shumë të mira.

Gjithashtu lexoni:

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është, e çuditshme

Pas kërcënimit me bombë, Selimi: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë

Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë

Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Kosova News 27/03/2023 27/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë përbën rrezik, në Golesh është me intensitet më të ulët
17:23 -05/07/2025
Alarm i rremë për zjarr në aeroplanin e Ryanair, pasagjerët hidhen nga krahu i aeroplanit
17:18 -05/07/2025
KRU “Prishtina”: 10 shkyçje të kyçjeve Ilegale në Bërnicë të ulët
17:14 -05/07/2025
Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat 
17:10 -05/07/2025
Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është, e çuditshme
16:57 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?