KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sahiti thotë se nëse UP-ja dëshiron të bëhet universitet serioz duhet të eliminohen plagjiatorët
Arsim

Sahiti thotë se nëse UP-ja dëshiron të bëhet universitet serioz duhet të eliminohen plagjiatorët

Kosova News
Kosova News 12:06 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti ka thënë nëse ky institucion dëshiron që të bëhet serioz e të jetë shembull, duhet që të eliminohen nga aty plagjiatorët.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka vizituar të premten Rektoratin e Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Rron Gjinovci nga kjo organizatë ka thënë me këtë rast se ata renditen krah atyre që janë kundër plagjiaturës, siç është edhe rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Pra sot është dita kur ndahen ata që janë kundër plagjiaturës dhe ata që janë pro plagjiaturës. Ne si ORCA poashtu kemi ardhur me u renditë me këta që janë kundër plagjiaturës e ata tjerët janë pro plagjiaturës. Kjo domethënë që ata mund të fitojnë këtë betejë sot që me shkarku rektorin dhe menaxhmentin por luftën unë po ju garantoj që kemi me fitu ne”, ka thënë Gjinovci.

Ai ka shtuar se Universiteti i Prishtinës është vija e kuqe për cilindo pushtet dhe Qeveri.

“Pra vija e kuqe e shoqërisë civile dhe qytetarëve të Kosovës është Universiteti i Prishtinës për cfarëdo pushteti dhe për secilën Qeveri. Kjo i bjen që ne kemi me vazhdu luftën. Për mu nuk ka fare rëndësi kush është ministër dhe kryeministër, për mu ka shumë rëndësi se çfarë kualiteti ka UP-ja”, është shprehur Gjinovci.

Ndërkaq, rektori Sahiti ka thënë se kanceri i një universiteti është palgjiatura.

“ Për opinionin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, definitivisht nëse mendojnë që nëse nuk marrin veprime eventualisht unë do të korrigjohem nga ky kusht që e kam aktualisht për me luftu këtë dukuri, atëherë ajo nuk është arsyeja dhe lirisht le të shkojnë më tutje, se unë nuk kam mundësi të ndryshojë formën e qeverisjes në kuptimin e adresimin e këtyre të gjeturave, të themi kanceri i çdo universiteti është çështja e plagjiaturës. Nuk ka qenë e adresuar asnjëherë. Dhe nëse Universiteti i Prishtinës do me të bëhet përfundimisht ashtu qysh i ka hije Kosovës është e domosdoshme që kjo dukuri të adresohet në mënyrë sistematike, edhe me u eleminu nuk mundet në tërësi por me u zvogëlu në minimumin e mundshëm. Prandaj kjo që ka filluar tash është vetëm fillimi”, është shprehur Sahiti.

Rektori Sahiti ka mbajtur të enjten një konferencë për media duke thënë se në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së që do të mbahet të premten, pritet të bëhet shkarkimi i tij.

Sahiti ka thënë se ky Këshill lë shumë për të dëshiruar.

Inicimin e shkarkimit të Sahitit nga Këshilli Drejtues i UP-së e kanë kundërshtuar ashpër 19 organizata të shoqërisë civile.

Sahiti thotë se Këshilli Drejtues i UP-së po përgatit shkarkimin e tij nga pozita e rektorit

Gjithashtu lexoni:

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

MASh kërkon që ngacmimi seksual nga drejtori i shkollës të trajtohet me prioritet

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?