KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Sa orë lejohet të punohet jashtë orarit të punës në Kosovë?
Tjera

​Sa orë lejohet të punohet jashtë orarit të punës në Kosovë?

Kosova News
Kosova News 21:08 -10/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Puna jashtë orarit të rregullt të punës në Kosovë është diçka që diskutohet vazhdimisht nga punonjësit (gjithmonë me pakënaqësi). Si punëdhënësi ashtu edhe punonjësit duhet ta kuptojnë që edhe kjo çështje është ligjërisht e rregulluar, prandaj të dyja palët duhet t’i dinë të drejtat e veta.

Puna jashtë orarit të rregullt të punës në Kosovë është diçka që diskutohet vazhdimisht nga punonjësit (gjithmonë me pakënaqësi). Si punëdhënësi ashtu edhe punonjësit duhet ta kuptojnë që edhe kjo çështje është ligjërisht e rregulluar, prandaj të dyja palët duhet t’i dinë të drejtat e veta.

Çka është puna jashtë orarit?

Ligji i punës në Kosovë e përshkruan që orari i punës nënkupton atë periudhë kohore, gjatë së cilës i punësuari kryen punë ose shërbime në të mirë të punëdhënësit. Orari i plotë i punës është përcaktuar të zgjatë 40 orë në javë, e nëse një punonjës për shembull punon 48 orë në javë, kjo do të thotë që ai ka punuar jashtë orarit të punës.

E megjithatë, kjo pikë e ligjit të punës nuk i përfshin të gjithë punonjësit. Orari i plotë i punës për të punësuarin, i cili është më i ri se tetëmbëdhjetë vjeç, nuk mund të jetë më shumë se tridhjetë orë në javë.

Puna më e gjatë se orari i punës sipas ligjit në Kosovë

Lejohet apo nuk lejohet të punohet jashtë orarit të punës? Kjo është një nga pyetjet për të cilat ka debate të vazhdueshme mes punonjësve. Sipas ligjit të Punës së Kosovës duhet të punoni edhe jashtë orarit tuaj të përcaktuar të punës, por në disa raste.

“Në raste të jashtëzakonshme, me rritjen e vëllimit të punëve dhe në raste të tjera të domosdoshme, me kërkesën e punëdhënësit, punëtori duhet të punojë me gjatë se orari i punës (puna jashtë orarit), më së shumti deri në tetë (8) orë në javë”, thuhet në nenin 23 të këtij ligji.

Puna që i tejkalon 40 orët e ligjshme “mund të bëhet vetëm në rastet emergjente për parandalimin e aksidenteve ose forcave madhore të paparashikuara”.

Por përveç punës së detyrueshme jashtë orarit, i punësuari mund të bëjë edhe punë shtesë vullnetare në marrëveshje me punëdhënësin, por me kompensim page. Për punën më të gjatë se orari i plotë i punës, si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe për punën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë.

Neni 56 i ligjit të punës e përcakton edhe përqindjen për kohë të ndryshem të punës jashtë orarit:

20 % në orë për kujdestari;

30 % në orë për punë gjatë natës;

30 % në orë për punë jashtë orarit;

50% në orë për punë gjatë ditëve të festave; dhe

50 % përqind në orë për punë gjatë fundjavës.

Punonjësit gjithashtu e kanë mundësinë të kërkojnë nga shefi që puna jashtë orarit të kompensohet edhe me ditë pushimi në vend të kompensimit me pagë.

Kush nuk mund të punojë jashtë orarit?

Ndalohet puna jashtë orarit për të punësuarit nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç.

I punësuari i cili punon me orar të shkurtuar të punës nuk mund të punojë më gjatë se orari i plotë i punës.

Inspektori i Punës ndalon punën jashtë orarit, nëse ajo ndikon dëmshëm në shëndetin dhe aftësinë punuese të të punësuarit.

E nëse punëdhënësi nuk e ka shpallur orarin e punës në një vend të dukshëm, ndihuni të lirshëm t’ia tërhiqni vërejtjen, sepse ligjërisht ai është i obliguar ta bëjë këtë. /Akademi Pune

Gjithashtu lexoni:

Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI

Bie ChatGPT, interneti “vërshohet” me ankesa

Nuk ju duhen kimikate: Mënyra që do ta bëjë banjën tuaj të shkëlqejë si e re

Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar

Microsoft dhe ASUS prezantojnë ROG Xbox Ally, një konsolë të re portative lojërash e mundësuar nga Windows 11

TAGGED: Ligji, orari, puna
Kosova News 10/08/2022 10/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

EKSKLUZIVE: Këto janë tre zyrtaret e arrestuara në Ministrinë e Infrastrukturës
11:23 -12/06/2025
Ambasada e ShBA-së për Ditën e Çlirimit: Pikë kthese që mundësoi kthimin e të zhvendosurve
11:18 -12/06/2025
Kurti bën homazhe te varri i Rugovës
11:13 -12/06/2025
Rasti Banjska, Peci: E shihnim rreshterin por nuk kishim çka të bënim
10:51 -12/06/2025
DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës
10:35 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?