KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sa kushton dhe a mund të arrihet rinia e përjetshme? – Pikëpyetje mbi eksperimentin e guximshëm të miliarderit amerikan
Kuriozitete

Sa kushton dhe a mund të arrihet rinia e përjetshme? – Pikëpyetje mbi eksperimentin e guximshëm të miliarderit amerikan

Kosova News
Kosova News 13:40 -19/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Brajan Xhonson, një sipërmarrës shumë i pasur 45-vjeçar që jeton në Los Anxhelos, SHBA, ka në mendje vetëm një gjë: të ketë sërish trupin e një 18-vjeçari. Përpjekja e tij për të garantuar rininë e përjetshme do t’i kushtojë këtë vit të paktën 2 milionë dollarë.

Kjo është kostoja e ndjekjes 24 orë në ditë nga një ekip prej 30 mjekësh që do të monitorojnë gjendjen e trupit të tij, përcaktojnë dietën që duhet të ndjekë, ushtrimet fizike që duhet të kryejë dhe që do të vendosin se sa dhe si duhet të flejë. “Dua që i gjithë trupi im të jetë sërish 18-vjeç”, deklaroi ai për Bloomberg.

Xhonson zgjohet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit. Konsumon mbi 20 suplemente (përfshirë likopenin për të përmirësuar shëndetin e arterieve dhe lëkurës, zink për të plotësuar dietën e tij vegane dhe një mikrodozë litium për shëndetin mendor). Ai kryen 25 ushtrime të ndryshme çdo ditë për 1 orë, dhe 3 herë në javë aktivitet fizik me një intensitet të lartë.

Gjatë ditës ai merr gjithsej 1.977 kilokalori, që vijnë vetëm nga ushqimi vegan. Pasi ha, i lan dhëmbët duke i shpëlarë me vaj çaji dhe përdor një xhel antioksidant për mishrat e dhëmbëve. Mjekët e tij thonë se në këtë mënyrë mishrat e tij janë po aq të shëndetshëm sa ato të një 17-vjeçari.

- Reklamë -

Po  ashtu Xhonson i nënshtrohet një terapie të përditshme për të përmirësuar dëgjimin në veshin e tij të majtë, i cili është dëmtuar nga udhëtimet me të atin për gjueti kur ishte fëmijë. Për të riparuar dëmtimin nga dielli në lëkurën e tij, Brajan përdor 7 kremra të ndryshëm çdo ditë, dhe i nënshtrohet trajtimeve javore me lazer.

Po ashtu i nënshtrohet disa procedurave mjekësore çdo muaj, disa prej tyre shumë të dhimbshme, dhe monitoron progresin e trupit me analizat e vazhdueshme të gjakut, ultratingujve dhe kolonoskopisë. Ai shkon të flejë në të njëjtën orë çdo natë, pasi mban syze të veçanta që bllokojnë për 2 orë dritën blu.

Parë nga jashtë, ajo e Xhonson duket si jeta vetëmohuese e një të çmenduri, të fiksuar pas ndaljes së plakjes (dhe ndoshta është i tillë). Megjithatë, rezultatet janë të dukshme. Sipas analizave, mosha e tij e përgjithshme biologjike është zvogëluar me të paktën 5 vjet.

Zemra e tij është si ajo e një 37-vjeçari, lëkura e tij si ajo e një 28-vjeçari, dhe mushkëria e tij ka kapacitetet e ngjashme me atë të një 18- vjeçari.

“E di që mund të duket si një sjellje ekstreme, por unë po përpiqem të tregoj se degradimi fizik nuk është diçka e pashmangshme”, shpjegon ai.

Sipas Oliver Zolman, kreu i ekipit të mjekëve që monitoron regjimin e veçantë të Xhonson, rezultatet e arritura deri më tani nga sipërmarrësi janë modeste.

Zolman synon të tregojë deri në vitin 2030 se është e mundur të reduktohet me 25 për qind plakja e 78 organeve të trupit të njeriut.

Pra Xhonson nuk është gjë tjetër veçse një kavie vullnetare, në kërkim të eliksirit të rinisë së përjetshme. Mjeket e tij thonë se shumë shpejt ai do t’i nënshtrohet edhe terapive gjenetike eksperimentale. Por çfarë kuptimi ka të kesh një trup shumë të ri, nëse nuk e përdor për të jetuar?

Gjithashtu lexoni:

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Astronautët e Artemis II kapin moment historik – Toka rishfaqet pas Hënës

“Artemis II”, pasdite mbërrin në Hënë/ Misioni kalon në anën e errët të satelitit, ndërpritet komunikimi me Tokën

Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje

Kosova News 19/02/2023 19/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces
13:58 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?