KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon numërimi në 51 bashki në Shqipëri, PS-ja merr 43 e “Bashkë Fitojmë” gjashtë
Rajon

Përfundon numërimi në 51 bashki në Shqipëri, PS-ja merr 43 e “Bashkë Fitojmë” gjashtë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:52 -15/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfundon numërimi në 51 bashki të vendit, ndërsa vijon në 9 të tjera.

PS ka triumfuar në 45 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër dhe Divjakë, Pogradec, Shijak.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.

Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.

PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.

Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Në vendlindjen e demokratit Sali Berisha, bashkinë Tropojë triumfoi Partia Socialiste me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj u “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 4876 vota.

PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248.

Në bashkinë Rrogozhinë ka triumfuar socialisti Edison Memolla, duke lënë pas Shkëlqim Hoxhën, kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Këlcyrë triumfoi Klement Ndoni i PS-së me 49.33% të votave.

Socialisti Arif Tafani fitoi 41 vota më shumë në Belsh se Bedri Qypi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Përmet Alma Hoxha triumfoi me 4416 vota, kurse Edmond Komino i “Bashkë Fitojmë” me 1336 vota.

Socialisti Besmir Veli triumfoi në bashkinë Delvinë, duke lënë pas Ilir Mehmetin. Nertil Bellaj triumfoi në bashkinë Selenicë, ndërsa ishte kundër Leonard Rakipajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Tepelenë Tërmet Peçi mori 82.67% të votave, duke lënë pas me rezultat të thellë baftjar Imerin nga “Bashkë Fitojmë” dhe Sokol Gugën nga PD.

Në bashkinë Peqin, socialisti Bukurosh Maçi mund Mustafa Pashjan me 6400 vota. Në bashkinë Poliçan fioi Adriatik Zotkaj nga Partia Socialiste me 13362 vota, me një fitore të thellë ndaj Behar Xhaferajt, pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori 461 vota.

Kandidati socialist, Eduard Duro triumfoi në bashkinë Devoll me 8279 vota, ndërsa ishte në garë me Elvis Hajdërllim pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori 7827 vota.

Me 22402 vota fitoi në bashkinë Lushnjë Eriselda Sefa, ndërsa Eduart Shark ai koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 13362 vota.

Socialistja Festime Mjeshtri fitoi në bashkinë Bulqizë me 8364 vota, duke lënë pas kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Dëfrim Fiku me 5514 vota.

Në bashkinë Pukë triumfoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 58.13% të votave dhe la pas Gjon Gjionajn me 41.87% të votave.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti mori 3448 vota në Has, ndërsa socialisti Beqir Mulaj 2709 vota.

Në bashkinë Memaliaj triumfoi Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave.

Në bashkinë e Fushë Arrëzit fitoi Hil Curri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 2693 vota, 58.99%. ndërsa socialisti Fran Tuci mori 1872 vota, 41.01%, nga 16 QV në total.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Albert Mëlyshi mundi në këto zgjedhje socialistin Ndrec Dedaj me 6355 vota në Mirditë, ndërsa ky i fundit mori 5160 vota.

Kandidati i partisë MEGA, Romeo Çakulli ka triumfuar në bashkinë Finiq me 2221 vota, është pasuar nga Leonidha Hristo i “Bashkë Fitojmë” me 1854 vota.

Nga ana tjetër në Tiranë, Erion Veliaj është rreth 40 mijë vota para Belind Këlliçit, avantazh i thellë ende pa përfunduar numërimi.

Tashmë konfirmohen fitoret e PS-së, PD-ja e humb edhe Shkodrën

Gjithashtu lexoni:

Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

KosovaNewss 15/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?