KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rutte: Jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkan, dialogu s’po ec si duhet
Botë

Rutte: Jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkan, dialogu s’po ec si duhet

Kosova News
Kosova News 11:39 -17/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se janë të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk po përparon ashtu siç duan.

Në një prononcim për mediat të enjten, Rutte u shpreh i kënaqur me përpjekjet e Gjermanisë për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, siç ishte takimi për Procesin e Berlinit.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd, të cilin e mbështesim, nuk po ec përpara siç do të dëshironim. Jam shumë i kënaqur me takimin që u mbajt në Berlin këtë javë nën udhëheqjen e kancelarit Scholz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse e di që Gjermania po punon veçanërisht shumë për ta afruar atë grup me BE-në, afër NATO-s, për ata që nuk janë ende në NATO”, ka thënë ai.

Sekretari i NATO-s u pyet edhe për çështjen e Bosnjë e Hercegovinës. Deklaroi se po bëjnë gjithçka për ta mbështetur Ballkanin Perëndimor.

“Jemi të shqetësuar sigurisht për tensionet secesioniste që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës. Padyshim do të jetë në agjendë dhe të jeni të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar Rutte.

Dy javë më parë, ish-kryeministri i Holandës Rutte e ka marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke e pasuar Jens Stoltenbergun.

Të enjten (sot) Rutte bëri të ditur se do të mbajë takim vetëm me partnerët e NATO-s, përfshirë edhe presidentin Vlodymyr Zelensky. Ndërkohë të premten (nesër) pritet të takohet me ministrat e Mbrojtjes të 32 shteteve anëtare të aleancës, në të cilin u shpreh se do të trajtohen të gjitha çështjet në mënyrë më të gjerë.

Takimi i së enjtes dhe i së premtes do të jetë i pari i Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të ministrave të Mbrojtjes, nën udhëheqjen e Ruttes.

Gjithashtu lexoni:

Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)

​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes

Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 17/10/2024 17/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu”, siç po manipulon kryetari Rama, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë
19:13 -15/06/2026
Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
18:52 -15/06/2026
Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?