KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë
Botë

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:39 -11/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës – duke e cilësuar mbylljen e kufirit si “destruktive” dhe duke paralajmëruar pasoja.Kryeministri polak, Donald Tusk, një ditë më parë njoftoi për mbylljen e kufirit me Bjellorusinë nga ora 00:00 e 12 shtatorit, në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Moskës me Minskun.

“Ne i bëjmë thirrje Varshavës të shqyrtojë pasojat e këtyre hapave destruktivë dhe të rimendojë vendimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova përmes një deklarate më 11 shtator.

Mbyllja e kufirit po bëhet “për të justifikuar politikën e përshkallëzimit të mëtejmë të tensioneve në Europën qendrore”, shtoi ajo.Anëtaret e krahut lindor të NATO-s, Polonia, Lituania dhe Letonia janë në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve masive ushtarake që pritet të mbahen. Tusk ka thënë se këto stërvitje janë të dizajnuara që të simulojnë pushtimin e korridorit Suvalki – një zonë me rëndësi strategjike në Poloni.

Stërvitja Zapad mbahet zakonisht çdo katër vjet. Por, sivjet kjo stërvitje do të mbahet për herë të parë që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës mbi tre vjet më parë. Stërvitja do të zhvillohet deri më 16 shtator.Bjellorusia kishte thënë në janar se 13.000 trupa do të përfshiheshin në stërvitje, por në maj njoftoi se numri do të përgjysmohej.

- Reklamë -

Zakharova tha se Varshava i kishte “injoruar demonstrativisht” gjestet e “vullnetit të mirë” nga Moska dhe Minsku për ta zhvendosur stërvitjen larg kufirit polak dhe për të reduktuar numrin e personelit ushtarak që do të marrin pjesë në të.Po ashtu, këto stërvitje vijnë pasi Polonia tha të mërkurën se rrëzoi deri në katër dronë nga 19 dronë rusë që shkelën në hapësirën e saj ajrore.

Moska më pas tha se ishte duke kryer një sulm të madh në perëndim të Ukrainës dhe se nuk kishte planifikuar të sulmonte ndonjë objektiv brenda Polonisë./REL

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

KosovaNewss 11/09/2025 11/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?