KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rui Costa: Të luash në Itali është gjithmonë ndjenjë e veçantë
Sport

Rui Costa: Të luash në Itali është gjithmonë ndjenjë e veçantë

Kosova News
Kosova News 20:59 -03/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rui Costa është rikthyer në qytetin e Milanit për ndeshjen e së martës mbrëma në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Benficas dhe megjithëse ish-ylli i kuqezinjve ka këmbëngulur se nuk ndjen asnjë sens rivaliteti me Nerazzurrët, ai gjithashtu na rikujtoi se është një tifoz i kuqezinjve.

Costa është emëruar president i Benficas në vitin 2021 dhe siç është zakon përpara ndeshjeve të Ligës së Kampionëve ai u ftua për drekë nga homologët e tij të Interit.

Me të mbërritur, Costa u ndal për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve që ishin mbledhur jashtë në rrugë në pritje te tij.

Duke vlerësuar ndeshjen e së martës, Costa tha: “Padyshim që pres një atmosferë të shkëlqyer, ne po luajmë në Ligën e Kampionëve në “San Siro”, me një ekip brilant”.

Ndeshja e së martës mbrëma do të jetë një përsëritje e çerekfinales së Ligës së Kampionëve 2022-23, të cilën Interi e fitoi 5-3 pas dy ndeshjeve.

 “Nuk ka hakmarrje”, ka thënë Costa. “Ne humbëm sezonin e kaluar kundër finalistëve, atëherë ishte çerekfinale, por tani është faza e grupeve. Ne duhet të fitojmë sepse tashmë kemi humbur ndaj Salzburgut”.

Më pas, ish-reprezentuesi portugez u pyet se si ishte të kthehesh në Itali për të luajtur kundër një prej skuadrave rivale.

“Të luash kundër italianëve është gjithmonë e veçantë, kam kaluar 12 vite duke luajtur në Itali. Nuk kam ndjenja rivaliteti, i respektoj të gjithë, por padyshim që jam mbështetës i Fiorentinës dhe Milanit”, përfundoi Costa.

Gjithashtu lexoni:

Milionat e Al-Ain tundojnë Ylber Ramadanin – mesfushori drejt një largimi të bujshëm nga Serie A

Granit Xhaka në dilemë, Ten Hag e ka mërzitur pasi nuk e kontaktoi – në anën tjetër Milani është në pritje

Alvaro Morata drejt rikthimit në Serie A, në kontakte zyrtare me klubin italian

Arsenali po mendon për transferimin e yllit të Newcastle, por problem mbetet çmimi i tij

Presidenti i Benficës tregon nëse Real Madridi ka bërë ofertë për Alvaro Carreras

Kosova News 03/10/2023 03/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Operacioni “Qielli i thyer”- Apeli i lë në paraburgim 22 të dyshuarit për trafikim me narkotikë
17:17 -25/06/2025
Milionat e Al-Ain tundojnë Ylber Ramadanin – mesfushori drejt një largimi të bujshëm nga Serie A
17:12 -25/06/2025
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas konfirmimit të sëmundjes “Gjuha e Kaltër”
17:09 -25/06/2025
Shefi i NATO-s i referohet Trumpit si ‘baba’ ndërsa vlerëson presidentin amerikan për armëpushimin Izrael-Iran
17:03 -25/06/2025
Granit Xhaka në dilemë, Ten Hag e ka mërzitur pasi nuk e kontaktoi – në anën tjetër Milani është në pritje
16:58 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?