KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rubio nga Konferenca e Sigurisë: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës
Botë

Rubio nga Konferenca e Sigurisë: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës

Kosova News
Kosova News 10:40 -14/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka hapur fjalimin e në Konferencën e Sigurisë në Munih të shtunën duke i vënë theks rëndësisë historike të aleancës mes Evropës dhe Amerikës që “e ka shpëtuar botën” nga kërcënimet e së kaluarës.

Ai pohoi se SHBA-ja ndonjëherë mund të jetë disi “direkte”, por siguroi udhëheqësit evropianë se Administrata Trump është e përkushtuar ndaj aleancës.

“Derisa jemi të përgatitur nëse është e nevojshme ta bëjmë këtë vetëm, por ne preferojmë she shpresojmë ta bëjmë me ju, miqtë tanë këtu në Evropë”, ka thënë ai.

“SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës”, shtoi Rubio duke theksuar rëndësinë e partneritetit prej dekadash që është vënë nën presion të madh gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.

Megjithatë, Rubio e bëri të qartë se administrata amerikane beson se rruga përpara kërkon një ndryshim në atë se si shtetet punojnë së bashku.

“Ne duam aleatë që janë krenarë me kulturën dhe trashëgiminë e tyre… dhe bashkë me ne janë të gatshëm dhe të aftë t’i mbrojnë ato”.

Rubio ka shtuar gjithashtu se, ndonëse organizatat e vjetra ndërkombëtare nuk kanë nevojë të shpërbëhen, ato duhet urgjentisht të rindërtohen dhe të reformohen për t’iu përgjigjur sfidave të reja.

Ai u shpreh se OKB-ja ka “potencial të jashtëzakonshëm”, por nuk ka arritur të zgjidhë luftën në Gaza apo në Ukrainë, duke u dëshmuar “e pafuqishme” herë pas here.

“Në një botë të përsosur, të gjitha këto probleme dhe shumë të tjera do të zgjidheshin nga diplomatët dhe rezolutat me formulime të forta. Por ne nuk jetojmë në një botë të përsosur dhe nuk mund të vazhdojmë të lejojmë që ata që haptazi dhe pa drojë kërcënojnë qytetarët tanë dhe rrezikojnë stabilitetin tonë global të fshihen pas abstraksioneve të së drejtës ndërkombëtare, të cilën vetë e shkelin rregullisht”.

Gjithashtu lexoni:

Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë

Arrestohet një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 14/02/2026 14/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?