Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Rusisë, të cilat pritet të zhvillohen së shpejti.
Rubio do të udhëtojë në Riad pas një vizite në Jeruzalem, ku po zhvillonte bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në një deklaratë për CBS News, Rubio ka theksuar se ai do të shkojë në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në diskutimet e ndërlidhura me politikën e jashtme, së bashku me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, dhe të dërguarin e Lindjes së Mesme, Steve Witkoff.
Të gjithë këta janë ndër figurat më të afërta të presidentit Donald Trump në çështjet e politikës ndërkombëtare.
Megjithatë, Rubio dha pak detaje mbi përmbajtjen e bisedimeve, por e theksoi rëndësinë e takimit, duke shprehur se “ditët e ardhshme” do të përcaktojnë seriozitetin e presidentit rus, Vladimir Putin, për një zgjidhje paqësore të krizës.


