KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrustemi: Opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit
Politikë

Rrustemi: Opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit

KosovaNewss
KosovaNewss 16:59 -25/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, po akuzon partitë ish-opozitare për bllokim të konstituimit të Kuvendit. Sipas tij, një gjë e tillë u dëshmua edhe në seancën e fundit konstituive, ku u propozua për kryetar të Kuvendit, deputeti Dimal Basha, i cili s’ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar Kurti II, mirëpo përsëri nuk mori votat e nevojshme, përkundër faktit që PDK kishte premtuar vota për secilin deputet të LVV-së që s’është anëtar i kabinetit qeveritar në detyrë.

Një ditë para seancës së radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, Rrustemi nuk tregon se kë do të propozojnë LVV për kryetar të Kuvendit, por akuzon PDK-në se po synon t’i vijE radha për të formuar qeverinë me Listën Serbe.

Kosova nuk ka formuar institucionet e reja edhe pas më shumë se gjashtë muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Partitë parlamentare assesi nuk po munden të zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët për të konstituuar legjislaturën e nëntë, përkundër edhe dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo, Rrustemi thotë për KosovaPress, se ngërçi në Kuvend mund të vazhdojë edhe nëse votohet për kryetarin e Kuvendit. Ai e sheh problematike edhe zgjedhjen e nënkryetarëve, veçanërisht nga radhët e Listës Serbe, ku ai bën thirrje që të mos votohet propozimi i tyre, por deputeti tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

- Reklamë -

“Për ne ka qenë e qartë që opozita, veçanërisht PDK, ose më saktë, e udhëhequr nga PDK e pasuar nga LDK, e ka pasur plan strategjik veprimi bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja. Çështje tjetër është që për nevoja të justifikimit në publik kanë përdorur diskurs të caktuar, por dita e djeshme hoqi të gjitha maskat dhe zbuloi edhe planin e opozitës para qytetarëve. Thjesht, ata duan ta bllokojnë Vetëvendosjen nëpërmjet bllokimit të konstituimit të Kuvendit dhe nëpërmjet bllokimit të shtetit të Kosovës. Ndërkohë që nuk duan as zgjedhje, domethënë nuk duan të kalojmë në fazën e dytë që është zgjedhja e Qeverisë, dhe njëkohësisht nuk duan zgjedhje të reja. Prandaj po e mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Kanë thënë vazhdimisht: ‘Ndërroni kandidatin’. Dyqind ditë e kanë mbajtur peng Kosovën me këtë kërkesë. Kur ne e ndërruam kandidatin, ata përsëri votuan kundër. Më pas thanë se nuk duhet të jetë ministër, por deputet. Kur ne propozuam deputetë, ata përsëri votuan kundër. Domethënë, ata thjesht po kërkojnë pretekste për të justifikuar veprimin e tyre bllokues”, thekson Rrustemi.

Duke folur për seancën e nesërme, Rrustemi thotë se i përket Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të bëjë propozimin e radhës për kryetar të Kuvendit. Ai thekson se nëse ish-opozita tenton të diktojë partisë së parë në zgjedhje emrin për kryetar të Kuvendit, atëherë është legjitime që edhe LVV-ja të diktojë emrat për nënkryetarët e Kuvendit që i përkasin atyre.

“Nëse opozita tenton të diktojë emrin për kryetar të Kuvendit që i përket ekskluzivisht fituesit të zgjedhjeve, pastaj është legjitime të presim që edhe fituesi i zgjedhjeve të diktojë emrat për nënkryetarët e Kuvendit që i përkasin opozitës. Prandaj, do duhej të ruanim parimin e përfaqësimit: secila palë vendos vetë se kush e përfaqëson më së miri në këto rrethana. Po, unë pres vështirësi edhe nëse tejkalohet eventualisht zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për sa i përket konstituimit të plotë të tij, sepse është cenuar parimi dhe opozita vazhdon të bllokojë. Besoj që kjo do të reflektohet edhe në faza tjera. Po ashtu, si zgjatim i argumentimit tonë politik, ashtu siç po e kontestojmë në KQZ, ne besojmë që deputetët e Kuvendit të Kosovës – pozitë dhe opozitë – duhet të bëhen bashkë për të kundërshtuar zgjedhjen eventuale të nënkryetarit nga komuniteti serb i propozuar nga Lista Serbe dhe duhet të insistojnë që këtë pozitë ta marrë një deputet tjetër nga komuniteti serb, që në këtë rast është zoti Rashiq. U bëjmë thirrje deputetëve të opozitës që të mos votojnë propozimin e Listës Serbe për nënkryetar, por bashkërisht t’i japim mundësinë një deputeti serb që e njeh shtetin e Kosovës dhe vepron në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, deklaron Rrustemi.

Megjithatë, Rrustemi thotë se janë të gatshëm për formimin e qeverisë në momentin kur të rrjedh afati 15-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Në lidhje me krijimin e shumicës parlamentare, ai deklaron se Nisma Socialdemokrate është partner potencial për bashkëqeverisje.

“Në raport me Nismën Socialdemokrate, ne kemi dhënë vazhdimisht dhe vazhdojmë të kemi të njëjtin qëndrim: jemi për të bashkëpunuar në qeverisje. I shohim si partner potencial në krijimin e një koalicioni qeverisës për këtë mandat. Natyrisht, konstituimi i Kuvendit prodhon dinamika të reja – politike dhe kushtetuese. Është shumë me rëndësi të mos bllokohet Kuvendi në një fazë të tillë, kur nuk ka strategji ose mekanizma të qartë zhbllokues pas konstituimit”, thekson Rrustemi.

Sipas ish-deputetit të LVV-së, PDK-ja është në koordinim me Listën Serbe dhe po llogarit në votat e tyre për formimin e qeverisë në rast se atyre u vjen radha.

Mirëpo, një gjë të tillë e kanë mohuar vazhdimisht nga PDK-ja, duke thënë se, nëse formohet qeveria nga partitë e ish-opozitës, nuk do të llogarisin në votat e deputetëve nga Lista Serbe.

“Është e dukshme që opozita, e veçanërisht PDK-ja, është në koordinim të plotë me Listën Serbe. Ajo po llogarit në votat e tyre, jo vetëm për të bllokuar, por edhe për të ndërtuar një qeveri të mundshme të drejtuar nga opozita bashkë me Listën Serbe. Unë jam i bindur që plani i PDK-së – sepse ajo po e dikton kursin e opozitës – është që ta bllokojë Vetëvendosjen në konstituimin e Kuvendit dhe, eventualisht, të sigurojë votat e Listës Serbe për të ndërtuar një qeveri të pakicës. Kjo do të ishte rikthimi i rolit vendimtar të Listës Serbe në institucionet qendrore të Kosovës, një rol që ishte eliminuar nga viti 2021. Dhe kjo do të thotë edhe një rikthim i ndikimit të Vuçiqit në Kuvendin e Kosovës”, përfundon Rrustemi.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku përcaktohet se LVV-ja si partia e parë në zgjedhje ka të drejtë të propozojë të njëjtin emër për kryetar të Kuvendit vetëm tri herë, kjo parti, krahas propozimit të kahershëm të deputetes Albulena Haxhiu, ka propozuar edhe deputetët Donika Gërvalla, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci, të gjithë anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë, por asnjëri nuk mori 61 votat e nevojshme për këtë post.

LVV-ja propozoi edhe deputetin Dimal Basha, i cili s’është anëtar i qeverisë në detyrë, por as ai nuk mori 61 votat e nevojshme.

Seanca konstituive do të vazhdojë të martën nga ora 11:00.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

KosovaNewss 25/08/2025 25/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?