Edhe sot në Hagë vazhdon seanca ku dëshmon Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, në rastin ish- krerëve të UÇK-së.
Rrustem Mustafa- Remi, ka filluar dje dëshminë me pyetjet nga avokati Ben Emerson.
Gjatë dëshmisë së tij, dje Mustafa mes tjerash është pyetur edhe për Kushtetutën e Kaçanikut e miratuar me 7 shtator 1990. Mustafa tha se kjo ajo kushtetutë është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të asaj kohe.
Po ashtu Mustafën, ka filluar ta marrë në pyetje trupi gjykues pasi që palët kanë përfunduar pyetjet dhe kundër-pyetjet e tyre.
Fillimisht janë bërë pyetje nga gjykatësi Christoph Barthe dhe më pas nga gjykatësi Guenawl Mettraux, ku pyetjet e këtij të fundit pritet të vazhdojnë sot.


