Bazuar në të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 177 raste të reja me Covid-19, transmeton KosovaNews.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sipas MSH-së, numri i rasteve aktive të prekur me këtë virus në Kosovë, është 486.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 13 pacientë./KosovaNews/
