KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritja ekonomike kthehet në vitin 2023, pritet të jetë 5.5%
Ekonomi

Rritja ekonomike kthehet në vitin 2023, pritet të jetë 5.5%

Kosova News
Kosova News 09:53 -13/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rritja ekonomike, vitin e ardhshëm pritet të shkojë në 5.5%, derisa në gjysmën e parë të këtij viti, ekonomia e Kosovës shfaqi shenja ngadalësimi, duke u rritur mesatarisht me rreth 3.2%. Ky është konstatimi i Ministrisë së Financave, në pjesën e analizës së Kornizës Makrofiskale.

Por, projeksioni i inflacionit dhe i rritjes ekonomike është i rrethuar nga rreziqe të shtuara. Gjatë vitit 2023, inflacioni në Kosovë pritet të reduktohet në 4.2% dhe më tej në afatin e mesëm të stabilizohet rreth një mesatare prej 1.2%.

Të hyrat buxhetore për periudhën afatmesme pritet të rriten me rreth 9.7 % gjatë periudhës afat-mesme, me rritjen më të theksuar në vitin 2023 me 18.7%, kryesisht si efekt i vazhdimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si dhe formalizmi i ekonomisë.

Të hyrat nga tatimet indirekte do të vazhdojnë të kenë pjesëmarrjen më të lartë në të hyrat e përgjithshme, me rreth 73% në vitin 2023 dhe pritet të rriten rreth 14.1% krahasuar me Buxhetin e Rishikuar të vitit 2022.

Të hyrat nga tatimet direkte gjatë vitit 2023 pritet të rriten rreth 28.5% krahasuar me Buxhetin e Rishikuar të vitit 2022 dhe përbëjnë 17.5% të të hyrave totale.

Qeveria ka planifikuar që shpenzimet kapitale të rritën për 15.1%, ndërsa subvencionet dhe transferet janë planifikuar të rriten prej 5.1%. Parashikimet aktuale për vitin 2023 kanë ndryshuar pjesërisht si pasojë e disa faktorëve.

Rishikimi i shpenzimeve buxhetore me rreth 304 milionë euro: Vazhdimi i masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe në vitin 2023; Mbështetja për sektorin energjetik me 75 milionë euro të financuara nga granti i BE-së; Rritja e faturës së pagave me mbi 60 milionë euro; Rritja e buxhetit për barna esenciale; rritja e fondit të rezervës shtetërore, rritja e subvencioneve në bujqësi.

Rishikimi i listës së kredive potenciale ka ndikuar në zvogëlimin e shpenzimeve kapitale të financuara nga klauzola e investimeve.

Deficiti i përgjithshëm buxhetor për vitin 2023 pritet të jetë 326 milionë euro, apo rreth 3.3% e BPV-së, ndërsa deficiti sipas rregullës fiskale pritet të luhatet në rreth 2% e BPV-së. Borxhi i përgjithshëm dhe garancitë shtetërore pritet të arrijnë 22.5% në 2023.

Por, cilat janë rreziqet e brendshme. Kriza e shkaktuar nga rritja e theksuar e çmimit të energjisë si pasojë e konfliktit në Ukrainë dhe kërkesa e madhe për konsum, gjatë periudhës së dimrit, në kushtet e kapaciteteve të vjetruara të prodhimit të brendshëm të energjisë mund të rrisë ndjeshëm kërkesën për import të energjisë.

Ky skenar do të ndikonte negativisht çmimet e prodhimit dhe rrjedhimisht të konsumit. Për më tepër, nëse kriza do të shoqërohet me reduktime të ashpra të energjisë, do të ndikonte negativisht në aktivitetin ekonomik dhe rrjedhimisht në të hyrat buxhetore të arkëtuara. Ndërkohë, buxheti i shtetit për vitin ardhshëm është planifikuar të jetë 3.2 miliardë euro./rtk

Gjithashtu lexoni:

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Kosova News 13/11/2022 13/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza
10:35 -07/06/2026
Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë
10:25 -07/06/2026
Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë
10:11 -07/06/2026
DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë
10:09 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?