KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritja e çmimeve të turizmit solli rritjen e mëtejshme të inflacionit
Rajon

Rritja e çmimeve të turizmit solli rritjen e mëtejshme të inflacionit

Kosova News
Kosova News 16:43 -14/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtrenjtimi i shërbimeve të lidhur me turizmin ka dhënë një efekt të ndjeshëm në inflacion gjatë këtij viti.

Në analizat për formimin e inflacionit gjatë tremujorit të tretë të vitit, Banka e Shqipërisë nënvizon se është shënuar rritje e kontributeve nga shërbimet, e kryesisht ato të lidhura me aktivitetin e shtuar të turizmit në vend, ku veçohen çmimet e paketave turistike, shërbimeve të transportit, hoteleve, restoranteve dhe bareve.

Sezoni turistik këtë vit shënoi vitin e tij më të mirë, të paktën bazuar në numrin e vizitorëve të huaj. Sipas të dhënave të Instat, për 9-mujorin 2022 Shqipërinë e vizituan 6.4 milionë shtetas të huaj, në rritje me 31.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, rritja e çmimeve ka qenë e prekshme në shumë shërbime të lidhura me turizmin, sidomos te akomodimi dhe ushqimi dhe në disa zona të veçanta të vendit, sidomos në jug, solli një mungesë të shfrytëzimit të plotë të kapaciteteve turistike.

Banka e Shqipërisë vlerëson se edhe komponentët e tjerë më të qëndrueshëm të inflacionit, ku përfshihen strehimi (qiratë) dhe mallrat e konsumit afatgjatë, shënuan gjithashtu rritje të kontributeve në formimin e inflacionit.

Rritja e kontributit të këtyre grupeve është e lidhur direkt me rritjen e fortë të inflacionit bazë, që ka arritur nivelet më të larta historike, në nivele madje më të larta se inflacioni mesatar.

Banka e Shqipërisë vlerëson se pesha e mallrave dhe shërbimeve me inflacion mbi 3%, në totalin e shportës së IÇK-së, erdhi në rritje gjatë vitit 2022, duke rezultuar 3.5 herë më e lartë se mesatarja e periudhës 2019-2021. Efektet e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare janë përhapur dhe po reflektohen gjerësisht në çmimet finale në tregun vendas. Ky transmetim është materializuar me intensitet të lartë gjatë tremujorit të tretë të vitit, duke u pasqyruar në rritje të ndjeshme të të gjitha matjeve të inflacioneve neto.

Megjithë rritjen e peshës së grupeve të tjera, inflacioni vjetor vijoi të përcaktohet në mënyrë të konsiderueshme, rreth 45%, nga kategoria “Ushqime të përpunuara”. Rritja e çmimeve në këtë kategori zgjeroi kontributin përkatës me rreth 0.5 pikë përqindje krahasuar me atë të tremujorit të dytë.

Gjithashtu, kategoria e “Ushqimeve të papërpunuara” dha kontribut më të lartë se një tremujor më parë në formimin e inflacionit total. Kontribute më të qenësishme në rritje dhanë nëngrupet “mish” dhe “fruta”, ndërkohë që nëngrupi “perime” demonstroi prirje rënëse të kontributeve, duke lehtësuar presionet e forta që vijnë nga mallrat ushqimore të importuara të kësaj kategorie.

Kategoria e “Mallrave joushqimore”, ku bëjnë pjesë dhe mallrat energjetike si nafta, nënproduktet e saj dhe gazi, vijon të ruajë një kontribut të lartë pozitiv në inflacionin total.

Megjithatë, ky kontribut u ngadalësua krahasuar me një tremujor më parë, për shkak të rritjeve më të përmbajtura të çmimeve të lëndëve të para energjetike në tregjet ndërkombëtare.

Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet ndërkombëtare në rritje kanë nxitur presionet e përgjithshme inflacioniste në vend, por, në të njëjtën kohë, gjendja ciklike e ekonomisë paraqitet pozitive, pavarësisht ritmeve të ngadalësuara të rritjes në tremujorin e dytë.

Punësimi është rritur me ritme më të shpejta dhe me bazë të gjerë kontributesh sektoriale, shfrytëzimi i ka paciteteve të biznesit vazhdon të qëndrojë mbi mesataren historike, ndërsa rritja e pagave në sektorin privat raportohet në nivele dyshifrore.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 14/11/2022 14/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?