KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
Ekonomi

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Alban Begolli
Alban Begolli 23:09 -10/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rritja prej 16.1% e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë ka shkaktuar një valë të re të inflacionit, duke shkaktuar ngritje të çmimeve për produktet bazike të vendit dhe ato të importuara.

Kështu shtrenjtimi i rrymës nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka rritur ndjeshëm koston e jetesës për qytetarët, të cilët tashmë ndihen të frustruar përballë çmimeve në rritje.

Për këtë shqetësim, ekspertët e ekonomisë kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka shprehur shqetësimin e tij se ky shtrenjtim po godet qytetarët në dy drejtime – nga njëra anë po humbet vlera e parasë për shkak të inflacionit, dhe nga ana tjetër po ulet standardi jetësor.

Ai bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore përmes politikave fiskale dhe monetare që synojnë të zbusin efektet e krizës.

“Qytetarët po dëmtohen dy herë, në kuptimin që po humb vlera e parasë dhe po ulet standardi jetësor. E para është përmes rritjes së çmimit të energjisë elektrike në ekonominë familjare, dhe rritjes së çmimit në produktet tona vendore, duke përfshirë edhe ato që importohen për shkak të tendencës së rritjes së inflacionit, jo vetëm në tregun e Kosovës, por edhe në atë të BE-së…Institucionet e vendit ish dashtë me urgjencë të reagojnë nëpërmjet politikave fiskale, politikave monetare, edhe pse ne nuk prodhojmë valutë, por me pa se çka mund të subvencionojë interesat e kredisë për prodhuesit tanë, por edhe për eksport që janë. Po ashtu mepa mundësinë se ku ka hapësirë të subvencionoj, qoftë biznesin apo qytetarin e Republikës së Kosovës që të mos e vërejë këtë rritje, ose këtë tendencë të rritjes së çmimeve”, thotë Rafuna për KosovaPress.

Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj thotë se me vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin të energjisë, jeta e qytetarëve do të rëndohet me rritje të çmimeve në përgjithësi.

“Me vendimin e ZRRE-së do të ketë efekt zingjiror në ekonomi. Jemi para një akti të kryer, pasi si pjesa e gastronomisë, po ashtu edhe buka çdo ditë e më shumë po kemi ngritje të çmimeve. Shteti në vend se të marrë hapa në lehtësimin e jetës së qytetarit, shteti me vendimet e veta po rëndon çdo ditë e më shumë jetën e qytetarit”, thotë Kadrijaj.

Ndërkohë, qytetarët shprehen të zhgënjyer nga rritja e çmimeve. Ata thonë se çmimet po i godasin rëndë, veçanërisht ata me të ardhura fikse si pensionistët. Fahredin Halimi thekson se çmimet në Kosovë asnjë herë më të shtrenjta nuk kanë qenë.

“Çmimet në Kosovë kurrë më keq nuk kanë qenë, asnjë pagë nuk i paguan ato, le më ne pensionerët po heqim më së shumti. Në vend se t’i zbresin po i rrisin…Veç për barna çka po shkojnë boll, e lë më tjera rrallë…Shteti ish dashtë prej klasës që ka pagat më të ulta t’i rrisë dhe t’i zbresë çmimet sepse janë rrit për së tepërmi”, thotë Halimi.

Edhe Rexhep Hajdari, një tjetër qytetar, shprehet i shqetësuar ngritjen e çmimeve, derisa kërkon ndërhyrjen e shtetit në këtë drejtim.

“Çmimet të larta janë…Rroga e dobët, dikush nuk ka hiq, të larta janë çmimet…Ish dashtë (të ndërhyjë shteti)…Lartë është buka, dikush nuk ka kushte”, thotë Hajdari.

Qytetarja Merihban Dula thotë se nuk po arrin t’i përballoj çmimet e larta, dhe pa ndihmën e fëmijëve nuk mund të jeton.

“Shumë shtrenjtë janë për të jetuar, për pensionet s’ka ku të shkoj për çdo gjë. Ushqimi është shumë shtrenjtë…Mos mem ndihmu djemtë, nuk mund të jetojë me pension. 100 euro veç barna i blej…Buka e të gjitha, si t’i qel sytë mëngjes është shumë shtrenjtë”, thotë Dula.

Gjithashtu lexoni:

Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Diskutohet liberalizimi i tregut të energjisë – Kurti garanton mbështetje për sektorin prodhues

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Prokuroria nis hetimet për krizën e mbeturinave në Prishtinë

Alban Begolli 10/05/2025 10/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
65%
1 km/h
Mon
17 °C
Tue
20 °C
Wed
20 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh
21:06 -19/05/2025
Përfundon numërimi në Tiranë, Majko nuk i siguron votat për Kuvend
20:51 -19/05/2025
Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Presidentes Osmani
20:40 -19/05/2025
Djali i Donald Trump kritikohet ashpër për postimin e tij “të neveritshëm” rreth kancerit të Joe Biden
20:33 -19/05/2025
Gjermania “nënkampione” e Evropës në punën nga shtëpia – zbulohet edhe “kampioni”
20:27 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?