KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritet numri i të paraburgosurve me probleme mendore
Siguri

Rritet numri i të paraburgosurve me probleme mendore

KosovaNewss
KosovaNewss 17:59 -04/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Fatmire Haliti, nga Qendra Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturuarve, ka deklaruar se viteve të fundit është rritur numri i personave me probleme mendore që kanë përfunduar në qendrat e paraburgimit dhe në vuajtje të dënimit.

Ajo ka thënë se personat e tillë nuk duhet të qëndrojnë të paraburgosur në qendrat e njëjta ku mbahen edhe personat e tjerë.

“Numri i personave me probleme mendore është në rritje, sa i përket vendosjes së tyre në institucione korrektuese, e po ashtu edhe i përdoruesve të substancave narkotike…Sidomos te rastet e dhunës në familje viteve të fundit kemi pasur kryesisht persona që kanë çrregullime mendore e ata vendosen në institucione korrektuese, gjë që s’e marrin një trajtim të duhur, në mënyrë që kur të lirohen të jenë të përgjegjshëm dhe të mos e shkelin ligjin”, ka deklaruar Haliti.

Sipas saj, në mungesë të institucioneve të duhura, qëndrimi i të gjithë të paraburgosurve në qendra të njëjtë shkakton tensione dhe konflikte.

“Sipas ligjit, personat me probleme mendore duhet ta mbajnë paraburgimin në institucione të specializuara shëndetësore. Në Kosovë ekziston vetëm një i tillë që është Instituti i Psikiatrisë Forenzike i Kosovës që i ka 24 shtretër për masë të trajtimit të detyrueshëm dhe vetëm 12 shtretër për ekzaminim psikiatrik. Numri prej 12 është i pamundur për t’i mbuluar kërkesat për vendosjen e këtyre personave. Këta duhet të vendosen në qendrat e paraburgimit me personat e tjerë, pasi shpesh shkaktojnë konflikte, dhunë e tentime vetëvrasëse”, ka shtuar ajo në KTV.

Haliti ka theksuar se vitin e kaluar janë regjistruar shumë tentime për vetëvrasje nga personat me probleme mendore që gjendeshin në qendra të paraburgimit ose në vuajtje të dënimit. Numri më i lartë i tyre është në Prishtinë, gjithsej 14, ndërsa 1 në qendrën e paraburgimit në Gjilan ka kryer vetëvrasje.

Ajo ka thënë se një prej dështimeve që është adresuar është mungesa e programeve rehabilituese dhe risocializuese përkatëse.

“Rekomandimet janë të ndërmerret një strategji dhe të vendosen në një institucion të veçantë se si të trajtohen personat me probleme mendore dhe për ata të varur nga droga, të kenë vende të veçanta. Kemi rekomanduar edhe sa i përket kushteve të infrastrukturës”, ka thënë Haliti.

Gjithashtu lexoni:

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

KosovaNewss 04/05/2023 04/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë
18:38 -28/07/2026
Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër
18:16 -28/07/2026
Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit
18:05 -28/07/2026
Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital
17:54 -28/07/2026
Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet
17:48 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?