KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në QKMF për shkak të temperaturave të larta
Shëndetësi

​Rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në QKMF për shkak të temperaturave të larta

Kosova News
Kosova News 17:13 -04/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Është rritur numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë. Me rritjen e temperaturave, fëmijë e të moshuar po shfaqin simptoma të ndryshme. Ndërsa profesionistët shëndetësorë kërkojnë nga qytetarët të kenë kujdes gjatë konsumimit të ushqimit dhe pijeve.

Sipas specialistes së mjekësisë familjare, Ajtene Pajaziti të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike janë grup-moshat, të cilat po kërkojnë më së shumti trajtim gjatë këtyre ditëve.

“Ditët e fundit me ngritjen e temperaturave, është rritur numri i pacientëve, sidomos ata që kërkojnë ndihmë për shkak të temperaturave të larta. Kemi shumë raste, sidomos të moshuar dhe ata me sëmundje kronike, të cilët kërkojnë ndihmë në qendrën tonë dhe në qoftë se nuk mund t’i përballojnë kësaj gjendjeje, atëherë i dërgojnë në QKUK. Janë persona me sëmundje të zemrës, me tension të lartë… Është numër i rasteve edhe të fëmijët të cilët ankohen me dhimbje të fytit, kemi bark-qitje dhe vjellje”, tha Pajaziti për KosovaPress.

Ajo ka kërkuar që qytetarët të kenë kujdes në ushqim dhe ekspozim para diellit.

“Në këto ditë vere duhet të kihet kujdes edhe në ushqim, por në qoftë se kanë vjellje, bark-qitje, menjëherë duhet të kërkojnë ndihmë në qendrën kryesore të mjekësisë familjare apo në ambulancat afër shtëpive të tyre dhe të mjekohen. Ushqimi nuk duhet të jetë shumë kalorik, por duhet të konsumohen më shumë pemë, perime dhe ushqime të ziera, dhe jo ushqime të shpejta… Duhet pasur kujdes ushqime sa më të freskëta për shkak të bark-qitjeve dhe vjelljes për shkak të cilave ka filluar të shtohet numri i pacientëve dhe kërkesa e ndihmës në qendrën kryesore të mjekësisë familjare”, tha Pajaziti.

Pajaziti ka rekomanduar qytetarët se si te kenë kujdes ndaj temperaturave te larta.

“Këto ditë është mirë që pacientet në përgjithësi duhet të ruhen prej temperaturave të larta, sidomos të mos dalin në orët e mesditës, prej orës 10:00 deri 15:00. Duhet vazhdimisht të konsumohen lëngje dhe ujë. Duhet pasur kujdes edhe në veshmbathje. Veshja të jetë komode dhe me ngjyrë të çelët. Nëse kanë nevojë gjithsesi që të dalin në mesditë, atëherë duhet të kenë kapelë ose ombrellë me vete”, tha Pajaziti. /kp/

Gjithashtu lexoni:

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Shpresë për Zemrat e Vogla: 12 fëmijë me sëmundje të lindura trajtohen falas nga mjekë turq në QKUK

TAGGED: Kujdesi, Pacientet
Kosova News 04/07/2022 04/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
79%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?