KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritet numri i emigrantëve që mbahen në Guantanamo
BotëRajon

Rritet numri i emigrantëve që mbahen në Guantanamo

Kosova News
Kosova News 09:21 -14/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtria amerikane tashmë mban rreth 68 persona në burgun e saj në Gjirin e Guantanamos, Kubë, në kuadrin e përpjekjeve për të ndihmuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare me dëbimet masive.

Komandanti i Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr bazën detare amerikane në Gjirin e Guantanamos, informoi ligjvënësit të mërkurën për shifrën e përditësuar, por tha se nuk mund të jepte ende detaje se sa do të kushtojë pritja e një numri në rritje individësh.

Admirali Alvin Holsey tha se këto përpjekje përfshijnë ndalimin e individëve të përshkruar nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare si “të huaj kriminalë me rrezikshmëri të lartë” dhe në vazhdim mbajtjen e deri në 30,000 emigrantëve jo të dhunshëm të planifikuar për deportim.

“Po bëjmë një përqasje me faza”, u tha admirali Holsey anëtarëve të Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, duke shtuar se baza tani ka kapacitetin për të mbajtur rreth 2,500 emigrantë jo të dhunshëm.

“Po punojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të kuptuar fluksin e emigrantëve”, tha ai. “Nuk do të shkojmë në 30,000 nëse nuk e dimë se ky do të jetë fluksi i emigrantëve që do të vijnë. Pra, ishim në pritje në këtë pikë”.

Komanda e Transportit e ushtrisë amerikane i tha Zërit të Amerikës të hënën se ka patur të paktën pesë fluturime emigrantësh për në Gjirin e Guantanamos, me avionë transporti ushtarak C-17 ose C-130.

Shumica e fluturimeve, sipas disa zyrtarëve, kanë patur 10-15 të ndaluar.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila e vizitoi këtë burg të premten e kaluar dhe mbikëqyri transferimin me fluturimin e tretë të të paraburgosurve në qendrën e paraburgimit, i ka përshkruar vazhdimisht ata si “vrasës dhe anëtarë të bandave të egra” nga Venezuela dhe si “më të këqijtë nga më të këqijtë”.

Në një postim në mediat sociale, sekretarja Noem tha se të paktën një nga emigrantët e dërguar në Gjirin e Guantanamos kishte pranuar autorësinë e një vrasjeje, ndërsa të tjerët ishin në kërkim për tentativë për vrasje, sulme fizike, trafik armësh dhe vepra të tjera penale.

Një zyrtar, duke folur për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, tha se të gjithë individëve të mbajtur në Gjirin e Guantanamos u është dhënë urdhri përfundimtar i dëbimit. Por Departamenti i Sigurisë nuk ka bërë të disponueshme dokumente me akuzat apo detaje të tjera në lidhje me krimet që të arrestuarit akuzohen se kanë kryer.

Të mërkurën, Unioni Amerikan për Liritë Civile (ACLU), së bashku me disa grupe të të drejtave të emigracionit, ngritën një padi kundër Departamentit të Sigurisë Kombëtare, duke pretenduar se të burgosurve që mbaheshin në burgun e Gjirit të Guantanamos u është mohuar në mënyrë të parregullt qasja tek avokatët.

“Duke i dërguar emigrantët në një ishull të largët të shkëputur nga avokatët, familja dhe pjesa tjetër e botës, administrata Trump po jep sinjalin e saj më të qartë se sundimi i ligjit nuk do të thotë asgjë për të”, thuhet në një deklaratë të juristit kryesor të ACLU-së, Lee Gelernt.

“Tani do të jetë në dorën e gjykatave që të riafirmojnë se sundimi i ligjit qeveris vendin tonë”, shtoi ai.

Sipas ACLU-së dhe organizatave të tjera, një nga paditësit, Eucaris Carolina Gomez Lugo, mësoi se vëllai i saj ishte dërguar në Gjirin e Guantanamos vetëm pasi e kishte parë atë në një fotografi.

Organizata tha gjithashtu se ajo u trondit kur mësoi se qeveria po pretendonte se ai ishte një anëtar i bandës venezueliane Tren de Aragua.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare hodhi poshtë pretendimet e padisë.

“Ekziston një sistem për përdorimin e telefonit për të kontaktuar avokatët”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë me shkrim të dërguar Zërit të Amerikës.

“Nëse Unioni AMERIKAN i Lirive Civile kujdeset më shumë për të huajt kriminalë shumë të rrezikshëm, përfshirë vrasës dhe anëtarë të bandave të egra, sesa për qytetarët amerikanë, ata duhet të ndryshojnë emrin e tyre”, shtoi zyrtari, duke u përgjigjur në lidhje me padinë, me kusht ruajtjen e anonimitetit/ voa

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja paralajmëron Iranin në rast hakmarrjeje: Do të përballeni me forcë

Arrestohet në Tiranë një 30-vjeçare nga Prishtina

Garda Revolucionare e Iranit thotë se përgjigja ndaj SHBA-së do të shkaktojë “keqardhje të thellë”

Izraeli mbyll sërish hapësirën ajrore pas sulmeve amerikane ndaj Iranit

Britania i del në krah SHBA-së për sulmin ndaj Iranit

Kosova News 14/02/2025 14/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfiskon një arsenal të madh armësh luftarake në Zveçan; mitralozë, raketahedhës e granata gjenden në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç
16:43 -22/06/2025
Temperaturat deri në 35 gradë javën e ardhshme në Kosovë
15:48 -22/06/2025
Parandalohet kontrabandë me cigare në Aeroportin e Prishtinës – Shtetajsa e huaj kapet me 100 steka me banderola shqiptare
15:18 -22/06/2025
SHBA-ja paralajmëron Iranin në rast hakmarrjeje: Do të përballeni me forcë
14:45 -22/06/2025
Arrestohet në Tiranë një 30-vjeçare nga Prishtina
14:20 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?