KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rriten rastet me COVID, Latifi paralajmëron edhe dozën e katërt të vaksinës
Shëndetësi

Rriten rastet me COVID, Latifi paralajmëron edhe dozën e katërt të vaksinës

Kosova News
Kosova News 13:57 -23/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova në ditët e fundit ka shënuar rritje të rasteve pozitive me COVID-19, e i shqetësuar për këtë gjendje është shprehur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i cili paralajmëroi se shumë shpejt në Kosovë do të nis vaksinimi me dozën e katërt të vaksinës anti-COVID.

Latifi u shpreh se së shpejti do të takohet Komiteti për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike për të diskutuar për masat e nevojshme që duhet marr.

Latifi: Jam i shqetësuar me rritjen e rasteve me COVID

“Unë jam i shqetësuar për atë shkak, kjo nuk është vetëm në Kosovë është në gjithë botën duke ngjarë. Është mirë që janë rastet më të buta nuk kemi vdekje tash e disa kohë, por megjithatë unë jam i shqetësuar. Komiteti për masat e duhura do të takohet shumë shpejt ne jemi duke menduar me i marr masat e duhura konform gjithë vendeve të kontinentit të Evropës dhe të gjithë botës”, theksoi ai.

Ministri i Shëndetësisë derisa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, paralajmëroi se shumë shpejt në Kosovë do të nisë administrimi i dozës së katërt.

Latifi: Shumë shpejt do të nisim me dozën e katërt anti-COVID

“Ne do t’i vendosim në bazë të atyre që ekspertizës dhe shkencëtarët tanë na këshillojnë unë kisha propozuar që ju ta plasoni dhe njëherë ftesën tonë të përgjithshme që secili që nuk është vaksinuar të vaksinohet, ata që i kanë marrë dy vaksina të marrin edhe vaksinën e tretë, por edhe shumë shpejt do të fillojmë edhe me vaksinën e katërt… Shumë shpejt, .sa më shpejt që është e mundur do të fillojmë”, theksoi Latifi.

Kreu i shëndetësisë kosovare, Rifat Latifi shtoi se si ministri po punojnë në 17 ligje dhe akte ligjore.

Vetëm në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Aktiv me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë mbi 160 raste./

Gjithashtu lexoni:

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Prishtinë, e lidhin me kabllo, nën kërcënimin e armës ia vjedhin 150 euro

Theret një person, arrestohet i dyshuari

Përgjigja e Putinit ndaj sulmit në aeroporte ‘nuk do të jetë e bukur’, paralajmëron Trump

TAGGED: Covid në Kosovë, Vaksina e covid
Kosova News 23/06/2022 23/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?