Pensionet në Shqipëri do të rriten për 2.5 për qind nga tetori i këtij viti.
Ky vendim do të ekzekutohen për 721,398 pensionistë, duke përfshirë ata që marrin pensionin e pleqërisë, të invalidetit dhe familjarët.
Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët që dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën rreth 11.4 milionë euro, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.


