Një person rreth i moshës 45 vjeçare është rrëzuar në mënyrë të papritur për tokë në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.
Me të parë se çfarë kishte ndodhur, qytetarët kishin alarmuar autoritetet kompetente që vepruan menjëherë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i emergjencës dhe policia.
Aktualisht ekipi i ndihmës së shpejtë është duke i dhënë ndihmën e parë, ndërsa dyshohet se personi që është rrëzuar ka pësuar sulm në zemër.


