KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri
Politikë

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Kosova News
Kosova News 09:57 -18/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

BE-ja i bëri thirrje kryeministrit në largim, Albin Kurti të shmangë masat përshkallëzuese. Kërkohet që Kosova dhe Serbia të jenë konstruktive në implementimin e marrëveshjes për normalizimin.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime pas operacioneve të fundit të autoriteteve të Kosovës, të cilat mbyllën disa zyra të shërbimeve publike në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, që përfshijnë kompanitë që ofrojnë ujë të pijshëm dhe shërbime bazike për komunitetet lokale.

Këto veprime BE-ja i cilësoi “si veprime që rrezikojnë të rrisin tensionet ndëretnike dhe dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës”. Ky reagim i BE-së vjen pikërisht në kohën kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi para liderëve evropianë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të padrejta dhe dëshpëruese për qytetarët.

Marrja nën kontroll e disa objekteve në veri

Ditët e fundit, autoritetet e Kosovës morën nën kontroll disa objekte në veri të Kosovës të cilat shfrytëzoheshin në kuadër të sistemit të Serbisë. U morën nën kontroll Shërbimi Nacional për Punësim, ambientet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi Ibër”, palestra sportive, muzeu i qytetit dhe disa institucione të tjera. Për BE operacionet, inspektimet dhe mbylljet e fundit nga policia në Kosovë rrezikojnë të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale.

BE tërheq vëmendjen se kjo “minon imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, duke përmendur në mënyrë të veçantë operacionin për marrjen nën kontroll të “Ujësjellësit Ibër” në Mitrovicën e Veriut dhe për mbylljen e fabrikës së ujit në Zubin Potok.

Rizvanolli njofton se kanë mbyllur kompaninë paralele të ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut
Lexo po ashtu
Rizvanolli njofton se kanë mbyllur kompaninë paralele të ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut
Sipas BE-së, “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit midis komuniteteve”. “Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë t’i ndalin këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin masat përshkallëzuese”, thuhet më tej në reagimin e BE-së.

Më tej thuhet se “Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen me konstruktivitet në implementimin e marrëveshjes për normalizim dhe implementimin e aneksit, si dhe të marrëveshjeve të tjera pa vonesa dhe pa parakushte”, duke përmendur në mënyrë të veçantë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Aksionet e pakoordinuara shkak i masave ndëshkuese

Ishin pikërisht aksionet e pakoordinuara në veri që bënë që Bashkimi Evropian të vendosë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas një tensionimi të situatës në këtë pjesë të vendit. BE-ja vazhdon t’i mbajë ato masa, duke konsideruar se qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veri.

Por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk pajtohet me vazhdimin e këtyre masave, të cilat ajo po i cilëson “shumë të padrejta”. “Nuk ka asnjë shpjegim të qartë pse këto masa vazhdojnë. Për këtë arsye, edhe një herë i bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij të marrin vendimin e guximshëm për t’i hequr këto masa ndaj kombit më pro-evropian në botë”, u shpreh Presidentja Osmani, para liderëve evropianë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë.

Ajo u rikujtoi atyre se, siç thotë, “97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë”, duke argumentuar se “Kosova, shteti më i përafruar me Bashkimin Evropian në aspektin politik dhe të sigurisë, megjithatë është i vetmi vend në tryezën e samitit që mbetet nën masa ndëshkuese nga vetë BE-ja.

“Emigrimi lidhet edhe me erozionin e shpresës dhe besimit brenda shteteve. Duhet të investojmë për të rritur shpresën, veçanërisht tek të rinjtë. Por si mund të flasim për rritje të shpresës, kur vendet që janë 100% të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si Kosova, ndëshkohen me masa kufizuese?”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës u tha liderëve evropianë se “mbajtja e masave ndaj Kosovës nuk është shenjë force strategjike, por e konfuzionit”, dhe se, sipas saj, “Bashkimi Evropian ka nevojë për një vendim të guximshëm për të forcuar shpresën, jo për ta zbehur atë”./DW/

Gjithashtu lexoni:

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Krimet zgjedhore në Shqipëri, Policia kontrolle në pesë banesa

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë, nevojë e domosdoshme

Faturimi i rrymës për bizeneset, Bajrami: Vetëm 300 kompani e plotësojnë kriterin për treg të hapur

Kosova News 18/05/2025 18/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Trupi i liderit të Hamasit është gjetur në tunelin e Gazës – jepen disa detaje, edhe pse ende të pakonfirmuara
13:21 -18/05/2025
Papa bën thirrje për unitet ndërsa paralajmëron kundër ‘propagandës fetare’
13:17 -18/05/2025
Rama e cilëson motër Melonin: Në Tiranë solli dokumentin përfundimtar të Marrëveshjes së pensioneve me Italinë
13:15 -18/05/2025
Ky është momenti kur një anije e marinës meksikane përplaset me një urë në Nju Jork
13:11 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?