KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreth 940 qendra të votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit
Politikë

Rreth 940 qendra të votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kosova News
Kosova News 14:23 -08/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës të premten, ku ka bërë të ditur se rreth 940 qendra të votimit do të hapen për procesin zgjedhor të 9 shkurtit – prej të cilave 38 do të jenë për votim me kusht.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për regjistrimin e partisë politike Bashkimi Demokratik me akronim BD. Më 18 tetor 2024, iniciativa politike e quajtur Bashkimi Demokratik (BD), udhëheqës i së cilës është Ajvaz Berisha, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim.

Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, përfshirën statutin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar dhe librezën e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar.

Zyra ka shpallur për shqyrtim publik në faqen zyrtare të KQZ kërkesën e kësaj iniciative politike nga data 22 tetor – 28 tetor 2024. Gjatë periudhës së shqyrtimit publik, Zyra nuk ka pranuar asnjë ankesë që ndërlidhet me aplikimin për regjistrim të kësaj iniciative politike. Bashkimi Demokratik (BD) do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë me numrin rendor 54.

Sipas KQZ-së është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 7 nëntor 2024, në orën 09:00, janë pranuar 1,524 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (1,171 përmes platformës elektronike  dhe 353 në zyrat e Komisioneve Komunale http://qv.kqz-ks.orgtë Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 1,482 kërkesa, ndërsa 42 të tjera janë refuzuar.

Po ashtu është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 7 nëntor 2024, në orën 09:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar rreth 14,030 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 13,033, ndërsa 988 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për listën e Qendrave të Votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 për procesin e votimit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në të cilat do të mbahet procesi i votimit është rreth 940, prej të cilave 38, nga një QV për çdo komunë, do të shërbejnë për votimin me kusht

Gjithashtu lexoni:

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Kosova News 08/11/2024 08/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë
19:58 -29/06/2025
Tre të lënduar në një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
19:23 -29/06/2025
Jo vetëm Milani, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Ardon Jasharin
19:18 -29/06/2025
Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën
18:21 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?