KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Botë

Rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Kosova News
Kosova News 23:23 -27/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka mbërritur në të paktën 1430 numri i vdekjeve nga dy tërmetet e fuqishme që kanë goditur Venezuelën të mërkurën. Shifrat e fundit u bënë të ditura në mbrëmje, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë luftën për të nxjerrë të gjallët e ngujuar. Familjet kanë raportuar për rreth 70 mijë persona të zhdukur, pas tërmeteve të fuqishme me 7.2 dhe 7.5 shkallë të Rihterit.

Duke përdorur çekiçë e mjete elektrike për të prerë pllakat e betonit, venezuelasit po përpiqen të nxjerrin familjarët nga rrënojat e shumë ndërtesave të shembura në zonën La Guaira.

Agjencitë e ndihmës i konsiderojnë 48 deri në 72 orët e para si afat kohor vendimtar për të shpëtuar njerëzit, megjithëse kjo mund të zgjatet nëse ata kanë qasje në ushqim dhe ujë.

E tensionet janë rritur kundër autoriteteve. Qytetarë të shumtë po ankohen se ushtarët, zjarrfikësit, policët e kadetët nuk po tregohen të përgatitur për t’iu përgjigjur ngjarjes.

Punonjës të ekipeve të shpëtimit kanë treguar se po ballafaqohen me vështirësi në nxjerrjen e qytetarëve të bllokuar.

“Është shumë komplekse. Shembjet janë shumë të ndërlikuara. Për shembull, nëse e shihni atë kuti atje, ai është ashensori dhe ajo që po shohim është tavani”, ka thënë Julio Bojaca, punonjës kolumbian i shpëtimit.

E, presidentja në detyrë e Venezuelës ka thënë ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën në zonat më të goditura.

“Populli venezuelas është bashkuar në solidaritet për të ndihmuar fqinjët, miqtë, anëtarët e familjes dhe madje edhe të huajt. Në të vërtetë, në mes të kësaj tragjedie, edhe një i huaj bëhet vëlla ose motër për secilin prej nesh”, ka thënë Delcy Rodriguez.

Por vështirësitë në kërkim të të mbijetuarve janë vënë në pah për shkak edhe të pasgoditjeve të vazhdueshme.

Koordinatorja e ndihmave në Kryqin e Kuq, Loyce Pace, ka thënë se lëkundjet e shpeshta po rrezikojnë si ekipet e shpëtimit ashtu edhe banorët e zonave të prekura.

“Nuk e di nëse njerëzit e kuptojnë sa i vazhdueshëm ka qenë ky kërcënim. Ka pasur lëkundje pothuajse gjatë gjithë kohës dhe kjo është mjaft e frikshme”, ka rrëfyer ajo për CNN.

Sipas saj, ekipet e emergjencës duhet të tregojnë kujdes të madh gjatë hyrjes në ndërtesat e dëmtuara për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmë për të mbijetuarit.

Pace ka paralajmëruar se edhe banorët duhet të jenë të kujdesshëm para se të rikthehen në shtëpitë e tyre, pasi shumë ndërtesa kanë pësuar dëmtime serioze dhe ekziston rreziku i shembjeve të tjera.

Venezuelas të shumtë qanin në dënesë teksa shihni familjarë që nxirreshin të vdekur nga rrënojat. Omar Guariato po festonte ditëlindjen e 5-të të mbesës së tij në shtëpi kur filluan dridhjet. Teksa ishte ulur në një kamp për persona të zhvendosur në La Guaira të goditur rëndë, ai ka kujtuar momentin kur shtëpia ngjitur u shemb.

“Shtëpia ime nuk u shemb, por pastaj kur vajza ime doli të kërkonte fëmijën e saj, shtëpia ngjitur, e cila është tre kate e lartë, u shemb dhe ra mbi të. E mbuloi, ajo mbeti e bllokuar”, ka kujtuar ai.

Vende nga e gjithë bota kanë nxituar të ofrojnë mbështetje humanitare dhe për të dërguar ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë, në mënyrë që t’i ndihmojnë autoritetet lokale në gjetjen dhe shpëtimin e banorëve të zënë nën rrënoja. Tërmeti i fundit mendohet të jetë më i madhi që ka goditur vendin në më shumë se një shekull.

Gjithashtu lexoni:

Deputetët e Gjeorgjisë e kthejnë parlamentin në ring boksi, përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat në Venezuelë

Garda spanjolle jep detaje nga rrëmbimi i vajzës që u gjet në Kosovë

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

Kosova News 27/06/2026 27/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

Deputetët e Gjeorgjisë e kthejnë parlamentin në ring boksi, përplasen fizikisht me njëri-tjetrin
23:45 -27/06/2026
Arrihet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tashmë vetëm një ndalesë në pikat doganore mes dy vendeve
22:57 -27/06/2026
KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve
22:02 -27/06/2026
Konjufca nga Forumi i Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë
21:59 -27/06/2026
James do t’i mungojë Anglisë në dy ndeshje
21:19 -27/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?