Aktualisht raportohet se rreth 100 persona janë tubuar para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit.
Përfaqësues të Listës Serbe kanë përsëritur kërkesat e një dite më parë, si kusht për shpërndarjen e protestuesve: tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe daljen e kryetarit të ri shqiptar nga ndërtesa e komunës.
Tani për tani për sigurinë janë duke u kujdesur ushtarët e kontingjentit italian të KFOR-it dhe nuk është shënuar ndonjë incident këtë mëngjes.


