Një rrëshqitje e madhe e dheut ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Nga pamjet e publikuara shihet se si një korsi e autostradës është bllokuar tërësisht.
Aty pranë janë vendosur edhe pajisjet shenjëzuese që tregojnë për rrezikun në rrugë.
Ndërkohë, është raportuar se për shkaqe sigurie tani është mbyllur përkohësisht qarkullimi i automjeteve në atë pjesë të autostradës, dalja e Suharekës, drejtimi nga Vërmica.