KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrëfimi i Blerim Xhemailit për ardhjen e Avdullahut te Dardanët: Kosovë më fal, deklaratat e mia u keqinterpretuan
Sport

Rrëfimi i Blerim Xhemailit për ardhjen e Avdullahut te Dardanët: Kosovë më fal, deklaratat e mia u keqinterpretuan

Kosova News
Kosova News 17:15 -30/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ardhja e Leon Avdullahut te Kombëtarja e Kosovës ka qenë lajm i bujshëm në vendin tonë, por edhe në Zvicër, shtet ku është lindur dhe rritur mesfushori i ri i Dardanëve.

Por edhe më e bujshme ka qenë një deklaratë nga Blerim Xhemaili për mediat zvicerane, me ish-mesfushorin e Kombëtares së Zvicrës që është pyetur rreth vendimit të Leon Avdullahut për ta refuzuar Zvicrën dhe ta pranuar fanellën dardane.

“Federata duhet të ndihmohet më shumë, ndoshta duke përfshirë ish-lojtarë si ne, të cilët kanë kaluar nëpër të njëjtat zgjedhje dhe në fund kanë zgjedhur Zvicrën. Largimi i Avdullahut është një humbje e madhe për Zvicrën, duhet të kishin luftuar më shumë për ta mbajtur. Shpesh këta janë lojtarë që nuk do të kishin shumë hapësira këtu ose përballen me konkurrencë të madhe. Por ndonjëherë është edhe çështje zemre dhe të dyja janë të kuptueshme”, kishte deklaruar ndër të tjera Xhemaili për RSI në Zvicër.

Deklarata e Xhemailit shkaktoi shumë bujë jo vetëm në Zvicër, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Megjithatë ish-reprezentuesi zviceran ka dhënë një intervistë ekskluzive për Telegrafin, duke sqaruar gjithë deklaratën e tij të mëparshme dhe duke thënë se u keqinterpretua dhe se fjalët e tij janë shtrembëruar.

“Pikë së pari dua t’i kërkojë falje të gjithë Kosovës dhe shqiptarëve nëse janë ndjerë të fyer, por qëllimi im nuk ka qenë ta fyej askënd. Unë thjesht kam dhënë një deklaratë jo vetëm për Avdullahun, por në përgjithësi për lojtarët”, ka thënë fillimisht Xhemail.

“Unë Kosovën e dua dhe e kam shikuar disa herë në stadium, derisa kam dhënë një mendim timin rreth largimeve nga Zvicra”.

“Kam thënë që për Zvicrën është humbje e madhe largimi i Leonit, derisa për Kosovën është një fitore e madhe pasi kanë marrë një futbollist shumë të talentuar dhe i cili ka të ardhme të ndritur”, shtoi ish-mesfushori.

Avdullahu me fanellën e Zvicrës

39-vjeçari i cili ka veshur fanellën e Kombëtares së Zvicrës në 69 ndeshje ka komentuar për Telegrafin vendimin e Avdullahut.

“Sigurisht që një futbollist kur ka dy zgjedhje ose më shumë do të mendojë mirë për të ardhmen. Ai ka menduar për të gjitha, si në aspektin sportiv, por edhe është një çështje zemre. Nuk është asgjë e keqe të mendosh edhe për aspektin sportiv, apo thjesht të vendosësh të luash për vendin tënd duke bërë zgjedhje zemre”.

“Unë në vitin 2006 nuk kam pasur mundësi si Leoni të zgjedh për ndonjë Kombëtare. Ka qenë vetëm Zvicra që është interesuar, derisa në Maqedoninë e Veriut prej nga vij unë nuk ka qenë e lehtë të luajnë futbollistët shqiptarë”, vazhdon tutje Xhemaili i cili është me prejardhje nga Bogovina e Maqedonisë së Veriut.

Xhemaili u pyet edhe për zgjedhjen e tij që bëri për të luajtur me Zvicrën, duke thënë se në atë kohë nuk ka pasur kurrë kontakt me Shqipërinë, ose Maqedoninë e Veriut, pasi Kosova ende nuk kishte një kombëtare pasi nuk ishin të pranuar në UEFA dhe FIFA.

“Shumë gjëra janë thënë kinse më kanë kërkuar para për të luajtur për Shqipërinë e gjëra të tilla. Nuk është aspak e vërtetë. Unë në asnjë moment nuk jam kontaktuar kurrë nga Shqipëria, as unë dhe as familja ime. E thash më lartë se te Maqedonia e Veriut nuk ka qenë e lehtë të luanin shqiptarët dhe ata u interesuan shumë vonë për mua, derisa Kosova nuk kishte një Kombëtare që ta kisha si opsion”, deklaroi Xhemaili.

Krejt në fund ai i uroi sukses Avdullahut dhe Kosovës, derisa thotë se Dardanët kanë marrë në radhët e veta një mesfushor shumë të fortë.

“Dua t’i uroj sukses Leon Avdullahut te Kosova. Kosova ka marrë në radhët e veta një mesfushor shumë të fortë i cili ka të ardhme të ndritur”.

“Sa i përket futbollistëve të tjerë, të gjithë që kanë mundësi të zgjedhin duhet të mendojnë si aspektin sportiv ashtu edhe çështje zemre”, përfundoi ish-reprezentuesi zviceran.

Xhemaili ka luajtur për grupmoshat U19, U20 dhe U21 te Zvicra, derisa debutimin me ekipin e parë të Helvetikëve e bëri në mars të vitit 2006 në miqësoren ndaj Skocisë.

Ai ishte grumbulluar në 86 ndeshje me Kombëtaren e Zvicrës, derisa 41 herë ishte titullar derisa në 28 ndeshje të tjera luajti duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Ish-mesfushori i shumë skuadrave evropiane me fanellën bardhekuq realizoi edhe 10 gola dhe dhuroi gjashtë asistime/Telegrafi

Gjithashtu lexoni:

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 30/08/2025 30/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?