Sulmuesi Albion Rrahmani është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së dhjetë në Superligën e Rumanisë.
Skuadra e Rapidit, të martën në Facebook ka postuar fotografinë e Rrahmanit me trofeun e “Superlojtarit” të xhiros.
Rrahmani në kuadër të xhiros së dhjetë, shënoi dy gola dhe bëri një asistim në fitoren e Rapidit 3:1 ndaj skuadrës së Clujit.
Aktualisht, 23-vjeçari ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit të Rumanisë. Rrahmani iu bashkua Rapidit në verën e këtij viti nga Ballkani dhe me ekipin rumun ka kontratë deri në vitin 2026.